Të gjithë të lirë

700 L

Buscetta, njëri nga më të fuqishmit anëtarë të Kupolës mafioze, në vitin 1984, pranoi të bashkëpunonte me Giovanni Falcone n, pasi kishte parë të gjithë të afërmit t’i shfaroseshin nga “familjet private”. Ky duke ofruar më në fund mundësinë e njohjes së funksionimit të organizatës, na rikujtoi mësimet e mjeshtrave që e kishin “iniciuar” në sekretet e Cosa Nostra s

SKU: 978999061225 Kategoria

Pra, Cosa Nostra na ishte krijuar sepse mungonte drejtësia publike, për të mbrojtur një tokë të dërrmuar në qindra mënyra: “Pse ne siçilianët jemi ndjerë të lënë pas dore, të braktisur nga qeveritë e huaja dhe gjithashtu nga ajo e Romës. Ja pse Cosa Nostra ka bërë ligjin në vend të shtetit në këtë ishull. E ka bërë në periudha të ndryshme historike, edhe kur nuk quhej Cosa Nostra. Unë e di se dikur ajo u quajt “I Carbonari”, pastaj u quajt Beati Paoli dhe vetëm në një moment të tretë u bë Cosa Nostra”. Leonardo Messina është një burrë nderi nga San Cataldo… një i penduar me prirje për të ndërtuar skenare të mëdha dhe për të tregojnë histori që të lënë të mahnitur; i cili duke kundërshtuar versionin sipas të cilit nuk ka pasur ndonjëherë rregulla të shkruara për bashkëpunëtorët e Cosa Nostra s, përmendi një koleksion të quajtur Bibla, e cila i ishte dorëzuar nga Di Cristina, para se të vdiste, një tjetër burri nderi, që më pas u largua nga organizata. Ashtu si e kishin përshkruar pas vite kërkimesh, “Bibla” nuk u gjet; diçka e ngjashme, edhe pse fotokopje, u gjet në vendin ku fshiheshin të kërkuarit Salvatore e Sandro Lo Piccolo, që u kapën në afërsi të Palermos në vitin 2007. Bëhet fjalë për tashmë të njohurën formulën e betimit dhe një lloj dekalogu, rregullat e të cilit janë shumë të ngjashme me ato të rrëfyera nga Antonio Calderone. Me sa duket forma rituale e inicimit nuk është humbur: ajo konsiston në tashmë të njohurin shpim, me një gjilpërë apo gjemb të pemës së portokallit të hidhur, të gishtit tregues, atë që tërheq këmbëzën e armës, dhe në të rrjedhurit e gjakut mbi një imazh të shenjtë, Shën Mëria e Annunziata s ose shenjti mbrojtës. Më pas portreti digjet në duart e të anëtarësuarit ndërkohë që ky shqipton betimin solemn: “Betohem se do t’i jem besnik Cosa Nostra s. Nëse do ta tradhtoj, mishi im duhet të digjet si digjet kjo shëmbëlltyrë”. 

Komente

Nuk ka ende komente