Romani “Të hënat blu” ka shumë elemente nga jeta e vetë shkrimtarit. Përvojat apo përshtypjet e para të autorit të ri, ende 23-vjeçar, me sa duket vinin më shumë nga mjediset që kishte fare pranë: familja, shkolla dhe kaosi shoqëror i kohës.
Në qendër të romanit është një familje e vogël me origjinë hebreje: babai gjysmë i alkoolizuar, që askush s’e di se si e fiton jetesën, nëna dikur mjaft e bukur, e mbijetuar e kampit të përqendrimit të Aushvicit dhe viktimë e neurozave të veta, dhe djaloshi Arnon, personazhi kryesor i këtij romani të shkëlqyer debutues, të përkthyer në mbarë botën.
Djali, i bindur se njerëzit më të dashur mund të bëhen armiqtë tanë më të këqij, dhe i shtyrë nga një kureshtje e pandalshme, e kalon jetën e tij të rrënuar mes bareve të Amsterdamit dhe prostitutave. Kësisoj, duke lënë mënjanë dashurinë sterile me Rozin, shohim të pasojnë njëri-tjetrin takimet me Marselën, Natashën, Astridin, Sandrën, por që mbeten të papërsëritshme e kuptimplota pikërisht për veçantinë e tyre.
Komente
Nuk ka ende komente