Kjo anë e Parajsës

900 L

Kjo Anë e Parajsës, romani i parë i Ficxheraldit, rezultoi një sukses i menjëhershëm, i jashtëzakonshëm, kur u botua për herë të parë në vitin 1920; kjo vepër ndërtoi famën e tij letrare. Ndoshta romani më përcaktues i atij Brezi të Humbur, ky rrëfen historinë e Amori Bllejnit, një student i pashëm, i pasur i Prinstonit, i cili përfshihet pa shumë entuziazëm në kulte letrare, aktivitete liberale studentore dhe një numër flirtesh boshe me gra të reja. Megjithatë, kur më në fund bie vërtet në dashuri, vajza e refuzon për një tjetër.

4 stok

SKU: 9789928184115 Kategoria Tag:

Pas shërbimit ushtarak në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore, Amori kthehet dhe nis një karrierë në industrinë e reklamave. Akoma i ri, po ndërkaq cinik dhe i lodhur nga bota, ai është shembulli i djemve dhe vajzave të viteve njëzet të shekullit të shkuar, një brez që, siç e përshkruan Ficxheraldi, qe rritur për të zbuluar se gjithë zotat kishin vdekur, gjithë betejat ishin luftuar, gjithë besimet te njeriu ishin tronditur. Pothuaj aq e përkryer sa çmund të jetë një vepër Shpirti i lavdishëm i rinisë shkëlqen në këtë rrëfim magjepsës. Amori, egotisti romantik, është në thelb i riu amerikan. The Neë York Times Një shfaqje brilante e premtimit letrar… Proza e Ficxheraldit është e aftë të lartësohet në qiell si një violinë dhe të prekë lexuesit e vet sa me tingujt e mekur e të ngjirur, aq edhe me notat e mprehta… Craig Raine Botuar kur ai ishte njëzet e tre vjeç, romani i parë i F. Skot Ficxheraldit, Kjo Anë e Parajsës, e lartësoi atë si djalin e artë të Epokës së Xhazit që po agonte. Si kronikë e viteve të rinisë, asnjë vepër tjetër letrare nuk mbetet kaq shprehëse dhe kaq therëse.

Komente

Nuk ka ende komente