“Endacaku i yjeve” i shkrimtarit të madh amerikan Jack London rrëfen historinë e një profesori, Darrell Standingut, i mbyllur në San Quentin për vrasje. Gjatë viteve të burgimit, protagonisti u nënshtrohet keqtrajtimeve dhe torturave të tmerrshme fizike e psikologjike. Por arrin të gjejë një mënyrë të jashtëzakonshme për të shpëtuar nga ky kafaz tmerri: mëson nga bashkëvuajtësit teknikën e “vdekjes së vogël”, që i lejon të dalë nga trupi dhe të “shtegtojë mes yjeve”, duke u shndërruar çdo herë në një njeri tjetër, në epoka të ndryshme, përmes rimishërimit. Kështu, vdekja me të cilën është dënuar e humbet kuptimin e saj si fundi i jetës, ndonëse ruan gjithë absurditetin e saj brutal.
Endacaku i yjeve
1,400 L
“Endacaku i yjeve” i shkrimtarit të madh amerikan Jack London rrëfen historinë e një profesori, Darrell Standingut, i mbyllur në San Quentin për vrasje.
Përshkrim
Informacion shtesë
| Shtëpia Botuese | Dudaj |
|---|---|
| Numri i faqeve | 360 |
| Autori | Jack London |
Komente
Nuk ka ende komente