• (0 reviews)

    Kur dhimbja premton dashuri

    600 L

    Ju jeni prindër të lumtur, besomëni për këtë! Pa viheni veten për një çast në vendin tim: si do të ndiheshit sikur të kishit një fëmijë autik si puna e Gesit tim, ndoshta në gjendje edhe më të rëndë, një fëmijë pa të ardhme, pa asnjë siguri jetike pas vdekjes së prindërve meqënëse shteti e shoqëria shqiptare janë të paaftë t’i marrin ata plotësisht në ngarkim?

  • (0 reviews)

    Leter Dylqinjes

    1,000 L

    Të flasësh me letërsinë dhe me personazhet është një proces tejet i komplikuar. Këtë ka bërë edhe Agim Baçi, i cili iu ka dërguar letra personazheve më të njohura të letërsisë botërore. Dhe në përfundim të letërkëmbimit, e dini se çfarë ndodh: Shumë prej përgjigjeve gjenden brenda teje, por ato i mësoni dhe zgjoni botën tuaj me këtë libër.

  • (0 reviews)

    Gjithçka që ke

    1,000 L

    Për ta gjetur e për ta ndalur, dikush duhet të kërkojë në skutat më të errëta të kujtimeve dhe të shkelë në rrugët më të përhumbura të së kaluarës, pavarësisht frikës se ato të shpien drejt fundi shkatërrues.

  • (0 reviews)

    Vepra poetike- Kadare

    2,000 L

    Ko përmbledhje e plotë e poezive dhe poemave të Kadaresë, duke ndjekur rendin kronologjik të kohës së krijimeve, jep mundësi për të vërejtur evoluimin në artin, në stilin e autorit; poezitë regjistrojnë çaste të gjalla nga jeta e autorit, sjellin atmosferën e kohës, elemente intimë të biografisë, çaste kohore të së përditshmes, që, duke u shndërruar në poezi, bëhen lëndë e përjetshme.

  • (0 reviews)

    Nje tjeter…

    1,000 L

    Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake.

  • (0 reviews)

    Në shpirtin tim bën ftohtë

    900 L

    Ne shpirtin tim ben ftohte Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur…Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.

  • (0 reviews)

    E premte pasdite

    1,200 L

    Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojne shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të …

  • (0 reviews)

    Nuk jam engjëll

    1,200 L

    Po flitet shumë për letërsinë e angazhuar, atë letërsi që të bën të mendosh, të kuptosh dhe të reagosh. Pikërisht në këtë drejtim rrjedh romani i ri i Brunilda Zllamit. Jetë grash të …

  • (0 reviews)

    Dashuri në moshën e Krishtit

    800 L

    Botimi më i ri i Shtëpisë Botuese Dritëro, në duart e lexuesit: “Dashuri në moshën e Krishtit”, i cili sjell një anëtë panjohur të shkrimtarit: Një libër që drithëron me drithërimat e një dashurie të jashtëzakonshme: Vajza shkodrane, e bukur, tekanjoze, plot ëndrra, ngjiz një dashuri të lakmueshme për shumëkënd me shkrimtarin e madh, me pasion të çmendur, me një shpirt si të rrallët e kësaj bote, me një kod ndjenje të deshifrueshëm vetëm nga ata të dy.

  • (0 reviews)

    Engjëj të armatosur

    700 L

    “Engjëj të armatosur” i Diana Çulit është romani i saj më i arrirë.

  • (0 reviews)

    Tregime të moçme shqiptare

    700 L

    Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

  • (0 reviews)

    Jetë në një kuti shkrepësesh

    1,000 L

    Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.

  • (0 reviews)

    Migjeni- Vargjet e lira

    800 L

    Në ketë vëllim të përgatitur për nxënësit dhe studentët janë përmbledhur pjesë nga krijimtaria poetike e vëllimit “Vargjet e lira” dhe proza e shkurtër e Migjenit, “Novelat e qytetit të veriut”. Botimi ka një parathënie të përgatitur nga Skënder Luarasi dhe shënime nga bashkëkohësit e poetit të madh.

  • (0 reviews)

    Dantja i pashmangshëm

    500 L

    Dante Aligieri nuk ishte lidhur vetëm me tmerrnajën tonë. “Komedia hyjnore” e tij ishte, me sa dukej, e vetmja në botë, që rrezatonte po aq fuqishëm edhe zinë edhe dritën. Pyetjes që Eugenio Montale, në kremtimin e Dantes, ia drejtoi vetes dhe të tjerëve: “Ç’kuptim ka për poetët e sotëm vepra e Dantes?”, poetët e botës i janë përgjigjur e do t’i pergjigjen në mënyra të ndryshme, sipas “gjendjes” së tyre. 

  • (0 reviews)

    Dikur Ishim Bashke

    1,000 L

    Brunilda Zllami, me këtë libër, dëshmon edhe një herë aftësinë e saj krijuese, duke na sjellë tema të ndjeshme për cilindo nga ne dhe që e kanë burimin tek realiteti shqiptar. Është kjo njëra nga arsyet pse librat e saj janë bërë aq të dashur për një numër të madh lexuesish. Gjithkush mund të gjejë veten tek personazhet e saj, të cilët mbeten shumë gjatë në kujtesë.

  • (0 reviews)

    Dashuri apo urrejteje

    900 L

    Enea nuk dinte më ç’të mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten aty. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të …