-
(0 reviews)
Migjeni- Vargjet e lira
800 LNë ketë vëllim të përgatitur për nxënësit dhe studentët janë përmbledhur pjesë nga krijimtaria poetike e vëllimit “Vargjet e lira” dhe proza e shkurtër e Migjenit, “Novelat e qytetit të veriut”. Botimi ka një parathënie të përgatitur nga Skënder Luarasi dhe shënime nga bashkëkohësit e poetit të madh.
-
(0 reviews)
Dantja i pashmangshëm
500 LDante Aligieri nuk ishte lidhur vetëm me tmerrnajën tonë. “Komedia hyjnore” e tij ishte, me sa dukej, e vetmja në botë, që rrezatonte po aq fuqishëm edhe zinë edhe dritën. Pyetjes që Eugenio Montale, në kremtimin e Dantes, ia drejtoi vetes dhe të tjerëve: “Ç’kuptim ka për poetët e sotëm vepra e Dantes?”, poetët e botës i janë përgjigjur e do t’i pergjigjen në mënyra të ndryshme, sipas “gjendjes” së tyre.
-
(0 reviews)
Dikur Ishim Bashke
1,000 LBrunilda Zllami, me këtë libër, dëshmon edhe një herë aftësinë e saj krijuese, duke na sjellë tema të ndjeshme për cilindo nga ne dhe që e kanë burimin tek realiteti shqiptar. Është kjo njëra nga arsyet pse librat e saj janë bërë aq të dashur për një numër të madh lexuesish. Gjithkush mund të gjejë veten tek personazhet e saj, të cilët mbeten shumë gjatë në kujtesë.
-
(0 reviews)
Dashuri apo urrejtje
900 LMes tyre kishin bërë vend dashuria dhe urrejtja. Po tani ç’ndjenin për njëra-tjetrën? Dashuri, apo urrejtje?
-
(0 reviews)
Hasta la Vista
1,400 LËshtë romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Krahas ngjarjeve për rrjedhat e luftës, rrëfehet dhe linja e dashurisë ndërmjet luftëtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, në romanin “Hasta la vista” rrjedh në dy binarë: rrëfimi për luftën dhe rrëfimi për dashurinë.
-
(0 reviews)
Muzgu i perëndivetë stepës
900 LRomani “Muzgu i perëndive të stepës” ka nisur të shkruhet qysh pas kthimit të autorit nga Moska, në fillim të viteve gjashtëdhjetë.
-
(0 reviews)
Matilda
1,200 LMatildës i rrëshqiti një lot që la një pullë të madhe në jastëk. E ëma nuk dinte si sillej ai me të. Si e lidhte me rripin e pantallonave, pastaj e rrihte. Në fund i thoshte të mos fliste, se përndryshe do e çonte në burg bashkë me të ëmën.
-
(0 reviews)
Bagëti e bujqësi
500 LPoema “Bagëti e bujqësi” u botua më 1886. Është një nga veprat më të bukura e më të frymëzuara jo vetëm të Naimit, por edhe të letërsisë së Rilindjes. Askush para Naimit nuk i kishte kënduar dashurisë e mallit për atdhe, krenarisë kombëtare dhe bukurisë së natyrës shqiptare me një frymëzim aq të zjarrtë e me një gjuhë poetike aq të ëmbël e të bukur.
-
(0 reviews)
Gjenerali i ushtrisë së vdekur
1,000 LNjë përmbledhje historie, faktesh tronditëse tëluftës, një tablo e gjerë e kulturës dhe mendësisë shqiptare që drithëron çdo lexues.
-
(0 reviews)
Kronik në gur
1,000 L“Kronikë në gur” afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.
-
(0 reviews)
Vrasje në kryeministri
1,000 LNjë kryeministre, një detektive dhe shumë mistere. Kjo është historia e romanit më të ri nga shkrimtarja Diana Çuli “Vrasje në kryeministri”.
-
(0 reviews)
Eskili ky humbës i madh
700 LSipas Kadaresë, shumë nga zakonet tona, ndër to edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit burimin e kanë nga kanuni i lashtë grek ndonëse, sipas tij shqiptarët ishin ata që e ruajtën më me xhelozi atë kanun përshkak të rrethanave politike e historike në të cilat u gjendën shekuj me radhë.
-
(0 reviews)
Qyteti i fundit
1,000 LNë këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t’u kthyer në vendin e tyre. Pikërisht gjatë ditëve të pritjes në këtë qytet të improvizuar buzë detit, shkrimtari Petro Marko do të zbulojë histori, drama, karaktere, psikologji të nxjerra nga njerëzit e qytetit të fundit. Përveç kësaj autori do të sjellë edhe rrëfimin për dashurinë e oficerit të ri shqiptar Lekës dhe prostitutës së bukur italiane Ana Maria Monte, viktimë po ashtu e luftës dhe e fashizmit.
-
(0 reviews)
Dashuri
500 LTë jetosh duke dashuruar veten dhe të tjerët përfaqëson sfidën më të madhe, aventurën më ngazëlluese dhe krijuese të ekzistencës sonë.
-
(0 reviews)
Vetëbesimi
900 LPër ta zgjidhur misterin e vetëbesimit, ne do të kthehemi drejt urtësive të lashta dhe filozofëve modernë si Emersoni, Niçe apo Bergsoni. Mendimtarë këta që, shpesh, e qasin çështjen në mënyrë të tërthortë: ata na flasin për besimin kur mendojnë për lirinë, guximin apo veçantinë.
-
(0 reviews)
Eneida
2,000 LPër dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.















