Dikur Ishim Bashke

1,000 L

Brunilda Zllami, me këtë libër, dëshmon edhe një herë aftësinë e saj krijuese, duke na sjellë tema të ndjeshme për cilindo nga ne dhe që e kanë burimin tek realiteti shqiptar. Është kjo njëra nga arsyet pse librat e saj janë bërë aq të dashur për një numër të madh lexuesish. Gjithkush mund të gjejë veten tek personazhet e saj, të cilët mbeten shumë gjatë në kujtesë.

SKU: 9994333518 Kategoria

Një roman plot dhimbje, një jetë aspak e lehtë. Aty ku fati është treguar dorështrënguar, po ku dashuria triumfon e pamposhtur nga vitet… -Dikur ne ishim bashkë Robert… Dikur… në një tjetër kohë. Tani jo më. – i foli ajo duke fshirë lotët që i rridhnin rrëke.
Roberti la pijen mbi tavolinë. Duhet të ikte, por s’i bënin këmbët. Marina ishte aty, ashtu siç e kishte ëndërruar, e penduar dhe jo një përbindësh siç kishte dashur ta mbante mend për ta harruar. Kaloi pranë saj për të dalë jashtë, por nuk mund ta linte pa e përqafuar edhe një herë.

Komente

Nuk ka ende komente