Kurtizania e Aleksandrisë

1,000 L

Kurtizania e Aleksandrisë është një roman i Anatole France, (1844 – 1924), shkrimtar francez, Anëtar i Akademisë franceze, një nga penat më të fuqishme letrare të fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX, autor i: “Krimi i Silvestër Bonarit”, “Ishulli i pinguinëve”, “Histori bashkëkohore”, vlerësuar me çmimin Nobel për leërsinë në vitin 1921.

SKU: 9789928033376 Kategoria

Romani Kurtizania e Aleksandrisë është frymëzuar nga një tregim i jetës së shenjtores Thais, botuar më 1891. Abati Pafnucio është tërhequr në shkretëtirë për t’u penduar për rininë e tij të shthurur. Pas disa vitesh jetese prej murgu, një vizion nga perëndia e shtyu të ndërmerrte një mision në Egjipt, saktësisht në Aleksandri, në vendet e adoleshencës së tij, që të shpëtonte shpirtin e kurtizanes Thais, e cila ishte e famshme për bukurinë e saj femërore, por që u ishte dhënë qejfeve e shthurjeve, duke e humbur shpirtin e saj. Paphnuce e takon kurtizanen dhe e bind të kthehet në rrugën e fesë, me qëllim që të gjejë parajsën dhe jetën e përtejme, të përjetshme. Megjithatë, ai e dashuron si i çmendur mëkataren e bukur dhe vuan prej xhelozisë seksuale kur imagjinon të gjithë burrat që ajo i ka ftuar në shtratin e saj. E gjithë jeta e tij prej asketi, një jetë e tërë me lutje pa fund, nuk arrin dot ta çlirojnë nga ato vuajtje shkatërrimtare, nga ai zjarr shkrumbues që vetëm një vështrimi saj ndizte në zemrën e tij. Madje, ai arrin deri atje, sa mohon edhe Zotin për të, duke u munduar ta ndalte në momentin kur ajo e lumtur po ngjitej lart, në parajsë, duke i shfaqur me zë të lartë se e dashuronte, duke iu lutur të zgjohej nga ajo përgjumje në të cilën vetë ai e kishte vënë, duke iu lutur të kuptonte njëherë e mirë se nuk ekziston asgjë tjetër përveç dashurisë tokësore, gjithçka tjetër është iluzion, marrëzi…Mirëpo ishte vonë. Me një stil të rrjedhshëm, skeptik dhe sarkastik, Anatole France shfaqet me karakteristikat e tij si një nga shkrimtarët më të veçantë të letërsisë franceze. Ai ishte një kritik i ashpër i zakoneve dhe institucioneve të kohës së tij. Në këtë vepër, ai rishikon luftën klasike midis besimit shpirtëror dhe kënaqësive seksuale.
E vendosur në Egjipt, Kurtizania e Aleksandrisë është historia e një prostitute dhe një murgu. Asnjëherë në letërsi nuk ka ndodhur të jepet triumfi i trupit mbi shpirtin – Epicurus kundër Stoicism, me aq finesë, e bukuri melodike të stilit.

Komente

Nuk ka ende komente