Kur një natë e vetme ndryshon gjithçka dhe loja bëhet shumë më e ndërlikuar
Ajo është tepër e zonja për të arritur synimet e veta… Sabrina Xhejmsi, studente në vitin e fundit të kolegjit, e ka planifikuar me kujdes çdo hap të së ardhmes: të diplomohet, të vazhdojë shkollën e juridikut dhe të sigurojë një punë të paguar mirë në një kompani prestigjioze. Por rruga e arratisjes nga e kaluara e saj e vështirë sigurisht që nuk përfshinte një lojtar të pashëm hokeji që beson te dashuria me shikim të parë. Një natë e zjarrtë është gjithçka që ajo dëshiron t’i falë Xhon Takërit, por ndonjëherë mjafton vetëm një natë për të ndryshuar krejt jetën. Dhe papritur, loja bëhet shumë më e ndërlikuar.
Nga ana tjetër, Xhon Takëri e di mirë se çdo do të thotë të jesh pjesë e një skuadre. Në akull preferon të qëndrojë në hije, por kur bëhet fjalë për t’u bërë baba në moshën njëzetedyvjeçare, ai nuk pranon thjesht të ngrohë stolin. Madje, nuk i vjen aspak keq që nëna e fëmijës së tij të ardhshëm është e bukur, inteligjente dhe di se si ta mbajë në gjendje gatishmërie.
Problemi i vetëm është se zemra e Sabrinës qëndron e mbyllur fort, dhe brunia luftarake refuzon me kokëfortësi çdo ndihmë. Nëse Xhoni dëshiron një të ardhme me gruan e ëndrrave të tij, ai duhet ta bindë se disa gola të rëndësishëm në jetë arrihen vetëm nëpërmjet një pasimi të përbashkët.
Komente
Nuk ka ende komente