Edoardo Gustani është një “djalosh i artë” arrivist i botës milaneze të financës, ekspert i financës dhe shkrirjeve të kompanive. Për momentin është i interesuar të shtjerë në dorë shumicën e aksioneve të Health Green, një shoqëri që vepron në sektorin e integratorëve dhe produkteve biologjike, që gjendet në vështirësi pas disa kuturisjeve të çartura të administratorit të fundit të deleguar. Për të siguruar marrëveshjen, Gustani duhet të bindë pjesëtarët e familjes Longo, pronarë prej brezash të ndërmarrjes në fjalë. Ka vetëm një pengesë për të kapërcyer: të sigurojë miratimin e Elenës, mbesës së katër aksionareve të moshuara. Elena nuk ka më asnjë lidhje me kompaninë në fjalë, që kur i ati preferoi të birin si administrator në vend të saj. E kishte mbyllur atë histori dhe kishte ndërruar drejtim duke hapur një qendër holistike, ku njerëzit mund t’i largoheshin kaosit të përditshëm dhe të relaksoheshin. Eduardoja, i mësuar të dilte gjithnjë i fituar, nuk arrin ta besojë që Elena nuk u bindet arsyetimeve të tij aq të vyera. Humbja nuk është pjesë e kodit të tij gjenetik. Ndaj dhe vendos të kalojë disa ditë në qendrën e Elenës. Është i sigurt se do t’ia kthejë mendjen duke shfrytëzuar nurin e tij joshës. Por ja që ka të papritura që as një biznesmen cinik dhe i përllogaritur s’mund t’i marrë dot me mend….
Dashuri dhe telashe
1,200 L
Eduardoja, i mësuar të dilte gjithnjë i fituar, nuk arrin ta besojë që Elena nuk u bindet arsyetimeve të tij aq të vyera. Humbja nuk është pjesë e kodit të tij gjenetik.
Reviews
There are no reviews yet.