Brixhërtonet 3: Propozimi i një zotërie

1,200 L

Kjo është historia e Benedikt Brixhërtonit, e treta në serinë e romaneve me temë nga periudha e Regjencës në Londër, me në qendër familjen e fuqishme të kohës, Brixhërtonët.

7 stok

SKU: 9789928338570 Kategoria Tag:

Sofia Beketi nuk e kishte parë as në ëndërr që të merrte pjesë në ballon me maska të Ledi Brixhërtonit, lëre pastaj që të takonte “princin e kaltër” atje. Ndonëse bija e një konti, Sofia prej kohësh jetonte si shërbyese në shtëpinë e njerkës së saj, ama kur e pa veten në krahët e bukuroshit Benedikt Brixhërton, u ndje si një aristokrate e vërtetë. Për fat të keq, ajo e dinte mirë që magjisë do t’i vinte fundi sapo ora të shënonte 12:00 e mesnatës. Kush ishte ajo vajzë rrezëtitëse? Që prej asaj mbrëmjeje magjike, imazhi i një vashe me fustan të argjendtë do ta përndiqte Benediktin netëve të gjata pa gjumë. E kishte parë shpesh në ëndërr, por asnjëherë sikur një ditë do t’i duhej ta shpëtonte nga një situatë tejet e pavend. Ai ishte betuar ta gjente “princeshën” e tij dhe të martohej me të, t’i ofronte zemrën asaj, por a do të mundet ai të sakrifikojë titullin për një dashuri si në përralla? A do ta pranojë ajo propozimin, para se akrepat të shënojnë orën 12:00?

Shtëpia Botuese

Living

Numri i faqeve

317

Autori

Julia Quinn

Komente

Nuk ka ende komente