Brixhërtonët II, Viskonti që më dashuronte

1,200 L

Saga viktoriane, Brixhërtonët vazhdon serinë e tij me botimin e vëllimit të dytë të saj, hedhur ne qarkullim nga botimet Living. Pas suksesit që ka pasur në Britaninë e Madhe dhe në tregjet ndërkombëtare, kjo sagë epike po gjen lexuesit e saj edhe ne Shqipëri.

13 stok

SKU: 9789928338297 Kategoria Tag:

Sipas një prej gazetave më të famshme për thashethemet, stina e prezantimeve në shoqërinë e lartë për vitin 1814 premton të jetë e mbushur me ngjarje, por jo për Antoni Brixhërtonin, beqarin më të lakmuar të Londrës, i cili ndoshta nuk ka ndër mend të martohet as këtë vit…Mirëpo ai, jo vetëm që ka vendosur të martohet, por… ka gjetur edhe nusen. Pengesa e vetme është motra e së përzgjedhurës, Kejt Shefilldi, trazovaçja më e hijshme në sallat e ballove të Londrës. Vajza energjike e zemëron Antonin me vendosmërinë për ta ndaluar bashkimin e tij me motrën e saj, vetëm se, kur mbyll sytë në mbrëmje, ajo e tërbon me ëndrra të çmendura erotike. Kejti është e vendosur të mbrojë të motrën, por nuk e di se më e brishtë se ajo është zemra e saj. Kur buzët e Antonit prekin të Kejtit, ajo çka e tremb më shumë atë është se mund të mos i rezistojë dot sharmit të tij…

Komente

Nuk ka ende komente