Ema

1,000 L

Ema Udhaus është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk ndien nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq më shumë sesa ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ajo pleks disa intriga dashurore dhe në fund gjendet e kapur në rrjetën e tyre.

Ema Udhaus është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk ndien nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq më shumë sesa ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ajo pleks disa intriga dashurore dhe në fund gjendet e kapur në rrjetën e tyre.

Çiftet formohen nën shenjën e një dashurie të trullosur nga iluzionet, ambiciet shoqërore dhe parapëlqimet e ngjashme. Falë heroinës së saj tërheqëse, megjithëse jo të përkryer dhe eksplorimit të hollë të lidhjeve, “Ema” shpesh konsiderohet si vepra më e mirë e Jane Austen – it. Botuar për herë të parë në 1815 – n, kjo kryevepër nuk ka dalë kurrë nga qarkullimi dhe ka frymëzuar me mijëra përshtatje kinematografike dhe teatrore.

Komente mbi librin

“Ema është shembulli më i përkryer i romanit në të cilin protagonistja pashtershmërisht i jep formë ngjarjeve, siç bën përroi me bregun.”

Edith Wharton

“Ema është një personazh jashtëzakonisht tërheqës, një grua tek e cila lexuesi kthehet sërish e sërish për shkak të intimitetit joshës të mendimeve të saj, një lidhje e fshehtë që gërshetohet me mësimin se njohja e vetvetes përbën mister, se vaniteti është burimi i dhembjes më të madhe dhe se nënvetëdija është një mjet i pabesë e i papërsosur në drejtimin e psikikës.”

The Guardian

“Ja si një grua, që në fillim të shekullit XIX, shkruante pa urrejtje, pa hidhërim, pa frikë, pa e ngritur zërin, pa predikuar. E teksa lexoja “Antoni e Kleopatra”, mendoja se ishte e njëjta gjendje shpirtërore në të cilën shkruante Shakespeare – i. Ndoshta, kur krahasojnë Shakespeare – in me Jane Austen – in, disa kritikë duan të thonë se që të dy kishin arritur të shuanin çdolloj pengese në mendjen e tyre…”

Virginia Woolf

Komente

Nuk ka ende komente