Tri monedhat e arit

900 L

Kjo është një nga esetë kyçe për të kuptuar feminizmin e Woolf dhe botën në të cilën ne jetojmë sot. Tri monedhat e arit vjen në shqip për herë të parë.

SKU: 9789928472861 Kategoria

Ndërsa Evropa po rrëshqiste drejt luftës me ngritjen e fashizmit dhe Spanja gjendej sakaq në mes të një lufte civile të përgjakshme, Virginia Woolf botoi esenë Tri monedhat e arit, në të cilën vë në dukje lidhjen e pandashme mes patriarkatit dhe diktaturës, patriarkatit dhe luftës, patriarkatit dhe dhunimit të të drejtave të njeriut. Si mund të parandalohet lufta? – pyet Woolf. Ajo merr përsipër t’i përgjigjet kësaj pyetjeje të vështirë, para së gjithash, duke vënë në dukje se lufta është punë burrash, një normë e shoqërisë së tyre që nxit dhunën, konkurrencën për dominim. Tri monedhat e arit është në thelb një kritikë e patriarkisë. Shtypja e grave brenda familjes është produkt i shtypjes së tyre në shoqëri. Woolf vuri në dukje që, nëse gratë duhet të kenë ndikim në jetën publike, dhe që ky ndikim të jetë kundër luftës e jo pro saj, duhet të marrin pjesë në jetën publike duke ruajtur të ndryshmen që kanë dhe jo duke adaptuar të njëjtat sjellje që duhet të ndryshohen.

Komente

Nuk ka ende komente