Një varrim për çdo regjim

1,200 L

Autori përshkruan sesi politika e çdo regjimi ka ndikuar në trajtimin e trupave të vdekur në Shqipëri.

SKU: 9789928360960 Kategoria

Trupat e vdekur nuk kanë mundësi të flasin, megjithatë kumti që bartin vjen përmes të gjallëve. Regjimet themelohen pazgjidhshmërisht prej trupave dhe soliditeti i tyre vjen paradoksalisht përmes përkujdesjes, kërkimit dhe rizbulimit të eshtrave. Nuk ka regjim të vendosur në Shqipëri, që të mos jetë ngritur e themeluar mbi to, apo që të mos u jetë mbivendosur eshtrave, duke i rikonfiguruar në mënyrë të vazhdueshme. Ato mbeten një gur themeli i pakontestueshëm. Rëndësia e Varrezave të Dëshmorëve për regjimin komunist ishte po aq e madhe sa politika të tjera zyrtare, si industrializmi apo emancipimi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për materializimin monumental e përkujtimor të dëshmorëve, si themel që justifikonte gjenezën e regjimit, por shfaqet qartazi dhe përpjekja për të njësuar dëshmoret, për të njesuar gjithçka që konsiderohej përpjekje ultrashekullore e shqiptarëve për liri.

Komente

Nuk ka ende komente