Shkruar në vitin 1954, Oborri i mallkuar rrëfen historinë e Qamilit, një i ri në gjendje nga Izmiri, gjatë viteve të fundit të perandorisë otomane. I tërhequr nga figura e Xhemit, vëllait të sulltan Bajazitit, i cili sundoi në Turqi në Katërqindën, Qamili më në fund, beson se ishte rimishërim i tij dhe se duhej të bashkëndante me të të njëjtin fat të hidhur: të bëhej viktimë e shtetit. Fantazitë e tij merren seriozisht dhe Qamili e gjen veten të mbyllur në një burg ogurzi të Kostandinopojës. Këtu takon një personazh të jashtëzakonshëm, fratin françeskan Petar, edhe ky i burgosur pa të drejtë, të cilit i hap zemrën mbi ngjarjen e vet të trishtë. Parabolë politike mbi tiraninë e pushtetit, por edhe një histori tejet njerëzore fatkeqësish, moskuptimesh, frike dhe injorance, Oborri i mallkuar është njëra prej veprave më të bukura të Andriçit, një rrëfim skajshmërisht prekës, i pasur me patos e tmerr, që di herë pas here të fshihet pas një ironie tejet njerëzore.
Modernë & Bashkëkohorë
Oborri i mallkuar
Çmimi origjinal qe: 500 L.450 LÇmimi i tanishëm është: 450 L. Save 50 L (10% Off)
Në stok
‘Oborri i mallkuar” është njëra prej veprave më të bukura të Andriçit, një rrëfim skajshmërisht prekës, i pasur me patos e tmerr, që di herë pas here të fshihet pas një ironie tejet njerëzore.
Ka stok
- Shtëpia BotueseDritan
- Numri i faqeve148
- AutoriIvo Andriç
Përshkrimi
Dërgesa & Pagesa
Dërgesa & Pagesa
- Dorëzim brenda 24/48 orëve.
- Transport kudo në Shqipëri.
- Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
- Pagesë në dorëzim.











