I ndërtuar si një rrëfim në veten e parë, nga Robert Lokamp, romani zhvillohet në dy linja komplementare, linjën e shpalosjes përmes episodeve të ndryshme të një miqësie jashtëzakonisht të pastër e të sinqertë midis rrëfyesit, Oto Kaslerit dhe Gotfrid Lencit dhe linjën e një dashurie nga më të bukurat dhe prekëset që ka prodhuar letërsia moderne, ajo e Robit me Patin. Tre shokët janë tre tridhjetëvjeçarë gjermanë që kanë shpëtuar gjallë nga Lufta e Parë Botërore. Ishin njohur në llogoret e vdekjes kur nuk ishin më shumë se tetëmbëdhjetëvjeçarë, kishin parë moshatarët dhe miqtë e tyre të vriteshin, vetë ishin plagosur disa herë, por fati i kishte lënë të jetonin paqen që erdhi më pas e cila do të vinte me hidhërimin e zhgënjimeve dhe kotësisë për të cilën ishin sakrifikuar kaq shumë jetë. Këta janë shokët e lidhur në mbijetesë, thënë ndryshe në një jetë të dytë, shokë të zemrave të pastra dhe të dëshpërimit njëkohësisht. Qenë kthyer nga lufta porsi minatorët që dalin nga një galeri e shembur. Kishin dashur të marshonin kundër gënjeshtrës, egoizmit, lakmisë, plogështisë së zemrave, të cilat ishin fajtore për gjithë ato mundime që kishin hequr e lënë. Por gjithçka ishte shkatërruar, harruar, falsifikuar. Koha e njerëzve të mëdhenj dhe ëndrrave të mëdha kishte vdekur. Po triumfonin afaristët, korrupsioni, mizerja. Tre shokëve dhe brezit të cilit i përkisnin u kishte mbetur ndjenja e dëshpërimit, e moskokëçarjes dhe pija
Tre Shokë
1,000 L
Kryevepër botërore, që nuk mbahet vetëm si himn kushtuar miqësisë së sinqertë, fisnike e pa interes midis shokësh, por konsiderohet si një nga historitë më të bukura e mallëngjyese të dashurisë. Mahnitës! Vepra më e mirë e një prej autorëve më të shquar të brezit të humbur, përkrah Heminguejit. Një dramë dashurie dhe miqësi e ngushtë shokësh, që sakrifikohen për njëri-tjetrin. Një libër, që të godet zemrën dhe mendjen!
Komente
Nuk ka ende komente