Njeriu i revoltuar

1,500 L

Eseja “Njeriu i revoltuar” u botua në vitin 1951 dhe ngjalli shumë polemika; madje, krijoi një hendek të thellë mes Kamysë dhe Sartrit për shumë kohë. Në këtë ese, Kamy tregohet syçelë në raport me ideologjinë marksiste dhe zbatimin e saj në Rusinë sovjetike, si dhe më i drejtpërdrejtë e objektim për zhvillimet e botës moderne.

SKU: 9789928251046 Kategoria

Në këtë libër Kamy vendos një lidhje mes ideve të parashtruara tek “Miti i Sizifit” dhe këtij libri, duke shpalosur pikëpamjet e veta ,mbi mënyrën dinjitoze por dhe më të arsyeshme të njeriut të sotëm, teksa përballet me një botë sa absurde, aq edhe armiqësore, madje, e paparashikueshme. Në përvojën absurde, vuajtja është individuale. Duke filluar nga fryma e revoltës ajo vetëdijësohet se është kolektive, ajo është aventurë e të gjithëve. Brenga që mundonte një njeri të vetëm bëhet murtajë kolektive. Në mundin tonë të përditshëm revolta luan një rol si “cogito në rendin e mendimit; ajo është qartësia e parë. Mirëpo kjo qartësi e nxjerr individin nga vetmia. Ajo është referencë e përbashkët që themelon vlerën e parë për të gjithë njerëzit: “Revoltohem, prandaj jemi”.

Komente

Nuk ka ende komente