Si Te Behesh Zot i Mendjes Tende

1,090 L

Ky ishte një nga dorëshkrimet që ishte kyçur në kasafortën e tij që nga viti 1941, por që është hedhur në qarkullim disa kohë më parë. Në këtë libër, mjeshtri i madh i disiplinës së zhvillimit personal, Napoleon Hill na sjell këshillat sesi të organizojmë mënyrën e të menduarit për të pasur sukses.

SKU: 9789928303721 Kategoria

Përmes këtij libri çdo lexues do të përfitojë një “master” të vërtetë për të kontrolluar mënyrën e të menduarit. Ku libër është i ndarë në tre kapituj, me fokus olrganizimin e informacionit, përparësitë dhe mënyra e kthimit të mundësive në avantazhe. Autori i bestseller-it absolut të të gjitha kohërave, “Mendo dhe bëhu i pasur” thotë se njohuria nuk është fuqi; por aplikimi i njohurive e bën një gjë të tillë, duke u kthyer në një armë të jashtëzakonshme për të arritur suksesin në jetë cilido person. Prandaj ky libër konsiderohet një mjet për mënyrën e përdorimit të gjërave që i keni përvetësuar dhe të ndani në mendjen tuaj se cilat njohuri ju duhen. Me këshillat praktike të Napoleon Hill, të cilat i kanë aplikuar krerë shtetesh, drejtues koorporatash apo qytetarë të zakonshëm, ju do ta keni më të lehtë rrugëtimin tuaj në aktivitetin profesional apo në jetën e përditshme.

Komente

Nuk ka ende komente