Vetëbesimi

900 L

Për ta zgjidhur misterin e vetëbesimit, ne do të kthehemi drejt urtësive të lashta dhe filozofëve modernë si Emersoni, Niçe apo Bergsoni. Mendimtarë këta që, shpesh, e qasin çështjen në mënyrë të tërthortë: ata na flasin për besimin kur mendojnë për lirinë, guximin apo veçantinë.

SKU: 9789951817110 Kategoria , Tag:

Jeta e Madonës, Patrick Edlinger-it, George Sand-it, John Lennon-it, Serena Williams-it apo e disa të tjerëve, do të na ndriçojë këtu: ne nuk lindim me vetëbesim, por bëhemi të tillë. Vetëbesimi është gjithmonë një pushtim, i duruar, i vështirë. E nganjëherë, kur zotërimi i vetes sonë kulmon në një formë harrimi të vetes, ky vetëbesim është gjithashtu rast për një gëzim të thellë. Për ta zgjidhur misterin e vetëbesimit, ne do të kthehemi drejt urtësive të lashta dhe filozofëve modernë si Emersoni, Niçe apo Bergsoni. Mendimtarë këta që, shpesh, e qasin çështjen në mënyrë të tërthortë: ata na flasin për besimin kur mendojnë për lirinë, guximin apo veçantinë. Pra do të na duhet të shkojmë të kërkojmë gjetkë: te psikologë si Boris Cyrulnik apo psikanalistë si Jacques Lacan, në punime kërkuesish apo pedagogësh, në përvojën e sportistëve, pilotëve të avionëve ushtarakë apo mjekëve të urgjencës, në fjalët e poetëve apo vegimet e mistikëve të mëdhenj. Vetëbesimi është një çështje aq qendrore në ekzistencat tona, sa s’mund të jetë objekt i vetëm një disipline. Për t’ia kuptuar zemrekët, s’duhet të kërkojmë ta studiojmë në një laborator, por ta vëzhgojmë në jetën e vërtetë, ta shohim duke u lindur dhe rritur, t’ia përqafojmë ritmin dhe t’ia ndjekim lëvizjet, ngurrimet dhe rrëmbimet, t’i vrapojmë përbri siç ndjekim një fëmijë që desh rrëzohet, e pastaj e gjen ekuilibrin dhe hidhet përpara.

Komente

Nuk ka ende komente