Çfarë ka qenë Tirona

1,500 L

Kjo mënyrë e komunikimit është më e drejtpërdrejta me ju dhe jam e lumtur që ju keni në dorë librin tim të dytë, dedikuar historisë së Tironës, ndaj dua t’ju rrëfej rrugëtimin tim, t’ju të e mia duke kërkuar mirëkuptimin tuaj. Më pelqen ta quaj Tirone, tregoj “Pse” kryeqytetin e shqiptarëve, ashtu siç e quajmë ne, banorët autoktone, këtë trevë të jashtëzakonshme, mbushur plot me histori.

SKU: 9789928260680 Kategoria

Te libri im i parë, i titulluar “Tirana Mahnia”, isha unë, një tironase, që e do vendin ku është rrit e lind dhe ku ka rrënjët e veta. Botimi është një guidë mes së shkuarës e së tashmes, një libër ku gjendet lehtësisht dashuria për vendlindjen time dhe të të parëve të mi, emocionet, dhe deri diku edhe një lloj qëndrimi, sepse unë vazhdoj të jem e mahnitur nga Tirona ime. E kënaqur nga libri i parë, duke e quajtur si një formë më shumë shtuar pazëllit që formojnë materialet për kryeqytetin e Shqipërisë, vendosa t’i hyj pak më thellë historisë së Tironës, këtë herë duke rrëfyer për të, vetëm nëpërmjet dokumenteve autentike që do i gjenim në Arkivin Osman të Kryeministrit në Stamboll (BOA), për t’ju rrëfyer copëza historie, që zhvilloheshin në Tiranën e viteve 1800. Si gazetare në profesion, titullin e gjeta pa nisur ende punën për librin e dytë, që e titullova “Çfarë ka qenë Tirona!” dhe objektin e kërkimeve, fill sa mbarova librin e parë. Udhëtimi i parë në Stamboll për të parë dokumentet në arkivat e shtetit osman, bashkë me Kristina Qeranën, psikologe në profesion, por e pasionuar dhe ajo pas origjinës tironase, u krye në nëntor të vitit 2020.

Komente

Nuk ka ende komente