Eja me mua

800 L

Tetë kapituj, tetë histori, një portret unik të Italisë së sotme të nënshkruar nga autori i bestseller-it ndërkombëtar Gomorra. Roberto Saviano gërmon brenda disave prej plagëve të vjetra dhe të reja që brengosin Italinë

SKU: 9789994302079 Kategoria

I ideuar dhe i drejtuar nga Roberto Saviano dhe Fabio Fazio, Eja me mua qe ngjarja televizive e vitit, më e ndjekur se ndeshjet e Champions League-s dhe se reality show-t. Tani “Eja me mua” është një libër që i bën sërish të arritshme për publikun këto histori në një formë të rishikuar dhe të pasuruar gjerësisht. Duke i shndërruar, edhe një herë, në histori të të gjithëve. Roberto Saviano gërmon brenda disave prej plagëve të vjetra dhe të reja që brengosin Italinë. Njohja e munguar e vlerës së Bashkimit kombëtar, mekanizmi i pabesë i makinës së baltës, ekspansioni i kriminalitetit të organizuar në Veri, emergjenca e pafund e plehrave në Napoli, tragjeditë e shumta të paralajmëruara. Pranë denoncimit është edhe rrëfimi i mallëngjyer dhe i admiruar i jetëve të jetuara me ndershmëri dhe kurajë: sfida pa armë e don Giacomo Panizza-s ndaj ndrangheta-s kalabreze, lufta e Piergiorgio Welby-t në emër të jetës dhe të së drejtës, mbrojtja e Kushtetutës nga Piero Calamandrei. Shembuj mbi të cilët mund të mbështetemi ende për tu ringritur dhe për të ndërtuar një Itali të ndryshme.

Komente

Nuk ka ende komente