Vanesa ime e errët

1,400 L

“Vanesa ime e errët” është një histori e manipulimit psikoseksual midis një adoleshenteje pesëmbëdhjetë vjeçare dhe mësuesit të saj, e pasojave të rënda që ka shkaktuar lidhja e tyre disa vjeçare. Është një portret kulturor shkatërrues, i mundësimit të abuzimit dhe dëmit që shoqëria u shkakton atyre.

SKU: 9789928063410 , Tag:

Duke gjurmuar rrjedhën psikologjike të marrëdhënies midis një vajze adoleshente dhe mësuesit të saj manipulues, Russell si një shkrimtare e re, i ofron lexuesit një roman të shkëlqyer, gjithëpërfshirës, njëkohësisht shënon debutimin e saj shpërthyes. Energjike, ambicioze dhe shumë e zjarrtë, pesëmbëdhjetë vjeçarja Vanesa Uait përfshihet në një lidhje dashurie me mësuesin e anglishtes Xhejkob Strejn, njëzeteshtatë vjet më i madh se ajo. 2017. Shtatëmbëdhjetë vite më pas, Strejn akuzohet për abuzim seksual nga një ish-studente e tij. Vanesa gjendet përballë një zgjedhjeje të vështirë: të qëndrojë e heshtur, në besimin e verbër se si një adoleshente ishte përfshirë me dëshirë në këtë marrëdhënie dashurie, ose ta ripërkufi zojë veten dhe ngjarjet e së shkuarës së saj. Ky është një roman shumë ndikues, gati i pamundur për t’u kundërshtuar, është një portretizim mjeshtëror i një adoleshence të trazuar dhe pasojave të saj, që ngre pikëpyetje jetike mbi lirinë për të dashuruar, respektin dhe viktimizimin. Është një roman mbi marrëdhëniet e kohës dhe që pasqyron në mënyrë të shkëlqyer rrjedhën e zakoneve kulturore që transformojnë marrëdhëniet tona dhe vetë shoqërinë.

Komente

Nuk ka ende komente