Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme

2,000 L

“Udhërrëfyesi për një shtatzëni të shëndetshme” është një botim i përgatitur nga ekspertet e klinikës “Mayo”. Ekspertët e klinikës “Mayo”, janë më të njohurit në botë për arritjet e tyre, tashmë vijnë me një udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme, por edhe për përkujdesin e nënës dhe foshnjës pas lindjes.

5 stok

SKU: 9789928216571 Kategoria Tag:

Shumë pak ngjarje në jetë, mund të krahasohen me rëndësinë dhe gëzimin që të fal lindja e një fëmije. Krijesa e re që do të sillni në këtë botë, do të bëhet aq e rëndësishme për ju, saqë do të bëni të pamundurën për ta rritur dhe mbrojtur atë. Interesi që do të shfaqni për këtë libër, tregon padurimin tuaj për të krijuar një lidhje të pathyeshme. Gjithkush bën të pamundurën për një shtatzëni të shëndetshme dhe një fillim të mrekullueshëm për jetën e fëmijës që do të lindë. “Udhërrëfyesi për një shtatzëni të shëndetshme” është një guidë e pasur me informacione, ku mund të mbështeteni tërësisht. Ky libër përfaqëson punën e një ekipi ekspertësh për shtatzëninë, për të cilët nuk ka asgjë më emocionuese në fushën e mjekësisë, sesa zhvillimi dhe sjellja në jetë e një fëmije. Libri “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme” është një burim i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për prindërit e ardhshëm. Në këtë libër do të gjeni: këshilla mjekësore për nënat dhe baballarët e ardhshëm; informacione për planifikimin e shtatzënisë dhe problemet e fertilitetit; informacione javore për rritjen dhe zhvillimin e fetusit; përgjigje për pyetjet e vështira ose të sikletshme; këshilla për ushqyerjen, ushtrimet gjimnastikore dhe shtimin në peshë; këshilla praktike për punën, udhëtimet dhe prindërimin.

Shtëpia Botuese

Living

Numri i faqeve

548

Autori

Grup Autorësh

Komente

Nuk ka ende komente