Namaste

1,000 L

Ky libër rrjedh nga një urtësi aq e moçme sa kultura njerëzore dhe përmban çelësat për të formësuar si të tashmen, ashtu edhe të ardhmen që ëndërrojmë.

SKU: 9789951817486 , Tag:

Për të filluar rrugën drejt Namaste-së, që mes të tjerash është një ëprshëndetje për hyjninë që ekziston brenda jush, kërkojmë t’u japim përgjigje në botën e sotme pyetjeve që mistikët e Indisë i kanë shtruar vetes në pesë mijë vjetët e fundit – përfshirë edhe liderët e aktualitetit: Si ta lëmë vuajtjen prapa dhe të nisim të jetojmë një jetë të plotë? Çfarë rruge kemi për ta zgjuar krejt potencialin kreativ që fle në ne? A mund ta bëjmë ligjin e karmës të funksionojë në favorin tonë çdo ditë? Cilat janë teknikat më të mira për tu çliruar nga stresi, ankthi dhe frika? Si mund të kujdesemi për trupin, mendjen dhe shpirtin tonë, ashtu që të jetojmë me energji të plotë deri në fund të jetës? Rruga indiane drejt lumturisë që në vete përfshin shtigje të pafundme, do të na çojë në t e ardhme të një udhëtimi që jo veç mund ta ndryshojë jetën tonë, por gjithashtu, edhe të ardhmen që na pret.

Komente

Nuk ka ende komente