Familja është pjesa e dytë e librit. Problemet edukative, sociale të familjes analizohen gjërësisht. Pjesa e tretë ka të bëjë me analizën e dialektikës së jetës seksuale në jetën e sotme, duke parë ndikimet pozitive të “revolucionit” të vonuar seksual dhe problemet evidente të prishjes së sistemit të jetës seksuale dhe shthurrjeve shqetësuese të seksualitetit martesor apo jashtëmartesor.
Mirëqenie & Stil Jetese
Martesa, familja, seksualiteti
1,000 L
Në stok
Libri është përqëndruar tek problemet aktuale të martesës, të ontologjisë dhe fenomenologjisë së saj në Shqipëri. “Ideologjia e martesës” dhe raporti me terrenin rrëshqitës të modernitetit, dilemet konceptuale e seksuale, dialektika e mishit dhe shpirtit në martesë trajtohen gjërësisht. Po ashtu edhe martesa si institucion i jetës sociale, problemet e kulturës së martesës dhe problematika e ndërlikuar e shkaqeve të zgjerimit të divorcit.
Përshkrimi
Dërgesa & Pagesa
Dërgesa & Pagesa
- Dorëzim brenda 24/48 orëve.
- Transport kudo në Shqipëri.
- Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
- Pagesë në dorëzim.











