Mosha 7 - 12 Vjeç

Perla dhe dreri i artë

1,400 L

Në stok

Na ishte seç na ishte, na ishte njëherë një principatë e mrekullueshme, ku njerëzit, kafshët, zanat e malit dhe nimfat e ujit jetonin të lumtur e në harmoni me natyrën! Ushtri të shumta …

SKU: 9789928088017 Kategoria
  • Shtëpia BotueseMediaprint
  • Numri i faqeve72
  • AutoriElia Zaharia

Na ishte seç na ishte, na ishte njëherë një principatë e mrekullueshme, ku njerëzit, kafshët, zanat e malit dhe nimfat e ujit jetonin të lumtur e në harmoni me natyrën! Ushtri të shumta ishin përpjekur ta pushtonin, por nuk ia kishin dalë mbanë, pasi kjo principatë fshihte një sekret në bjeshkët e saj. Por një ditë, një pasha i lig do të arrinte ta sundonte, duke e kthyer në një vend të trishtë. Në këtë principatë jetonte një vashëz e bukur, e cila dikur kish shpëtuar një dre të porsalindur. Zanat e kishin pagëzuar me bukuri përrallore. Po aq të bukur, ajo kishte edhe zemrën. Mes aventurash e peripecish, vashëza së bashku me drerin, do t’iu rikthenin banorëve lirinë, diellin dhe shpresën. Për të zbuluar sekretin që fshihet në bjeshkët e këtij vendi magjik, ju ftoj të udhëtojmë së bashku në përrallën e Perlës dhe drerit të saj. Me dashuri nga Elia.

Dërgesa & Pagesa

  • Dorëzim brenda 24/48 orëve.
  • Transport kudo në Shqipëri.
  • Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
  • Pagesë në dorëzim.