Mposhtja e djallit

1,400 L

Nëse do vetërealizimit, mësuesin ta kemi gjetur. Napoleon Hill mbetet një motivues i shkëlqyer jo vetëm në Perëndim, por edhe në një vend si Shqipëria. Këshillat e tij vlejnë më shumë se të çdokujt tjetër për shqiptarë sepse përkojnë me kohët kritike që po jetojnë; sepse ato të mësojnë si të mposhtësh frikën (jo si të bëhesh burrë); si të mendosh para se të veprosh, si ti japësh vlerë çdo sekonde të kohës tënde, si të distancohesh nga shprehitë e endjes dhe kotësisë së përditshme (jo si të vrasësh ditën në kafene); si t’i përmbahesh joshjes ndaj seksit dhe parasë dhe si të ndërtosh besimin dhe ta përdorësh fuqinë e tij për të ecur përpara. E kush nuk do të jetë i suksesshëm dhe i vetërealizuar në këtë botë?!  

SKU: 9789928024367 Kategoria

Ky libër iu adresohet atyre personave që i japin vlerë dhe kuptim kohës, jetës dhe marrëdhënieve njerëzore, dhe synon që tu vijë në ndihmë gjithë individëve që janë në kërkim të shpalosjes së potencialit të plotë fizik, mendor dhe shpirtëror për të arritur suksesin e dëshiruar. Në këtë rast këshillat jepen nga një njeri që ka arritur majat e vetërealizimit duke u bërë një nga motivuesit më të mëdhenj të të gjithë kohërave për zhvillimin personal. Por, ai ka provuar edhe honet e thella të dështimit dhe humbjes, ka takuar dhe intervistuar njerëzit më të suksesshëm të Amerikës. Të gjitha këto janë përvoja të jashtëzakonshme që Hill di ti ndajë me ne, si leksione me vlera jete. Napolon Hill e shkroi librin “Mposhtja e djallit” në kohën e pjekurisë së tij maksimale mendore dhe shpirtërore, si një vepër testament, teksa bota sapo kishte kaluar Depresionin e Madh në vitet ’30. Prandaj këshillat e referuara për vetërealizim të qenies njerëzore vijnë pas një vorbulle kolapsuese mendore dhe financiar të të gjithë botës, ku autori i referon çdokujt besimin si një varkë shpëtimi. Ajo që e bën të veçatë këtë libër është fakti se njeriu kërkon të mësojë nga “djalli” si pjesë që jeton brenda nesh, përkundër edukimit tradicional ku të mirën dhe etikën e mësojmë nga Zoti në kishë, nga shkolla, familja dhe shoqëria. Të gjitha këto përmbysen në një kënd tjetër vështrimi. Hill kërkon nga njerëzit që të mësojnë nga dështimet që iu sjell jeta, ta largojnë frikën, të mos bien pre e shprehisësë endjes (të mos jemi endacakë), duke i parë ato thjeshtë si gjendje të përkohshme, përtej të cilave vjen e mira, dhe duke dhënë këshilla të qarta, të prera dhe të kuptueshme sesi duhet të mendojmë dhe veprojmë në jetë. Përmes të menduarit/vepruarit ne realizojmë vetveten në dëshirat që kemi, sipas një plani të caktuar, në një kohë dhe mjedis të caktuar. Ritmi hipnotik i përditshmërisë na provokon përmes mendimesh të tilla si frika paragjykimi, lakmia, zilia, epshi, hakmarrja, zemërimi, kotësia, përtacia; apo na “korrupton” përmes lakmisë; me dashuri, seks, para, boshësi, kotësi, egoizëm, sundim, varësi ndaj alkolit, drogës, babëzisë, refuzim të vdekjes, babëzi në të ngrënë, etj. Në perandorinë e madhe të “djallit”, Napoleon Hill thotë se vetëm forca e të menduarit e mposht të keqen, prandaj nxori shtatë parimet e tij për jetën: përcaktimi i synimit, nënshtrimi i vetvetes, mësimi nga dështimi/fatkeqësia, kontrolli ndaj ndikimit(mjedisi), vlerësimi për kohën, zhvillimi i urtisë dhe mençurisë, dhe të veprosh me një plan të përcaktuar pasi e ke shoshitur paraprakisht në mendjen tënde. Këto shtatë rregulla të arta iu kanë shërbyer miliona njerëzve në mbarë botën për të shpalosur vetveten. Çdogjë nis me ëndrrat që kemi dhe, sipas Hill, dëshira e çdokujt mund të jetësohet fizikisht përmes një synimi të përcaktuar, i mbështetur në plane të përcaktuara, me ndihmën e ligjit natyror të ritmit hipnotik dhe kohës. Prandaj, këshillat e Hillit vlejnë më shumë se të çdo motivuesi tjetër për një vend si Shqipëria, dhe për shqiptarë sepse përkojnë me kohën kritike të cilën kanë jetuar dhe po jetojnë; sepse ato të mësojnë si të mposhtësh frikën, si të mendosh para se të veprosh, si ti japësh vlerë çdo sekonde të kohës tënde, si të distancohesh nga shprehitë e endjes dhe kotësisë së përditshme, si t’i përmbahesh joshjes ndaj seksit dhe parasë dhe si të ndërtosh besimin dhe ta përdorësh fuqinë e tij për të ecur përpara. Me leksionet e Napoleon Hill me siguri ne do të kemi më pak djall brenda nesh e do të jemi më shumë engjëll: do të kemi më pak vese dhe do të na duan më shumë; do të jemi më në paqe me veten dhe të tjerët, dhe do të realizojmë synimet që i vëmë vetes në jetën tonë. E kush nuk do të jetë i suksesshëm dhe i vetërealizuar në këtë botë?!

Komente

Nuk ka ende komente