Netët pa gjumë, betejat gjatë darkës dhe zhurma e pandërprerë e lavatriçes janë ajo që prisni kur bëheni nënë – por ajo që nuk ju thonë më parë është “ndjenja e fajit të nënës”. Kjo ndjenjë faji e cila ju konsumon, prek nënat anembanë botës dhe buron nga pritshmëritë jorealiste të shoqërisë për atë se çfarë e bën një nënë “të përsosur”. Lajm i mirë? Një e tillë nuk ekziston.
Mama pa Ndjenja Faji është një udhërrëfyes për nënat e reja që t’i ndihmojë të shqetësohen më pak dhe të fillojnë ta shijojnë udhëtimin plot ulje dhe ngritje të prindërimit me më shumë vetëbesim dhe sa më pak stres të jetë e mundur. Brenda tij do të gjeni:
SI TË PARANDALONI QË NDJENJAT E FAJIT, ANKTHIT DHE VETËQORTIMIT TË BËHEN SHUMË TË MËDHA
? SHUMË MËNYRA TË THJESHTA PËR TË INTEGRUAR VETËKUJDESIN NË NJË RUTINË TË ZËNË
RRËFIME TË VËRTETA NGA NËNA TË TJERA MBI MËNYRËN SE SI E KANË KALUAR ANKTHIN E TYRE
DËSHMI SE NUK JENI E VETME DHE AJO QË BËNI ËSHTË MË SHUMË SE MJAFTUESHËM.
Komente
Nuk ka ende komente