Babai i Meri Brodin, koprrac dhe ambicioz tiranizon gruan e vet të druajtur, të mirësjellshme, bijën më të vogël të trembur që studion tej mundësive dhe birin pa burrëri. Katër njerëz mbahen nën darën e pamëshirshme të Brodit… Derisa, si një puhizë nga bota jashtë, që Brodi e përçmonte aq shumë, hyn në skenë një irlandez i ri, tek i cili Meri gjen lirinë e ndaluar dhe që është i vetmi lehtësim për të ëmën dhe motrën e saj… Trazira e një familjeje që nuk funksionon, pjesëtarët e së cilës shkatërrohen dalëngadalë nga ambicia e pazakontë e kreut të saj, Xhejms Brodi. Libri i humbjes: humbjes së pafajësisë, humbjes së suksesit, humbjes së respektit për veten, humbjes së gjithçkaje të rëndësishme që na formon si njerëz.
Klasikë
Kështjella e Kapelierit
Çmimi origjinal qe: 1,500 L.1,350 LÇmimi i tanishëm është: 1,350 L. Save 150 L (10% Off)
Në stok
Një roman shpirttrazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar, i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë.
Përshkrimi
Dërgesa & Pagesa
Dërgesa & Pagesa
- Dorëzim brenda 24/48 orëve.
- Transport kudo në Shqipëri.
- Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
- Pagesë në dorëzim.











