Ai që nuk dinte të dashuronte

1,500 L

Një kryevepër legjendare. Një histori parash, pushteti, seksi dhe vdekje frymëzuar nga jeta e multimilionerit Howard Hughes. Në viteti ’70 kishte seks, rock & roll dhe Harold Robbins.    

SKU: 9789994302413 Kategoria

“Xhonas Kordi, një cinik me shpirt të trazuar, që trashëgon një perandori financiare, kërkon dashurinë e vërtetë. Tri janë gratë e fatit të tij: Rina, një vejushë marramendëse; Xheni, një aktore e rastësishme, që ishte e paracaktuar për filma jetëpakë, si dhe Monika. Nuk është vetëm historia private e një magnati gjenial dhe të guximshëm, por edhe portreti i një shoqërie mitike që vërtitet mes sipërmarrjesh të mëdha e nganjëherë të pista dhe mes gjallërisë tërë ngjyra të studiove kinematografike, ndërkohë që në horizont po shfaqej mjegulla e Perëndimit dhe Lufta e Dytë Botërore. Harold Robbins lindi në vitin 1916 në Nju-Jork. I nxitur nga dëshira për ta përballuar vetë jetën, u shpërngul në Hollywood, ku punoi si korrier në “Universal Pictures”. Në moshën tridhjetedyvjeçare, e provokoi dhe e tronditi mentalitetin amerikan me romanin e parë “Mos dashuro kurrë një të huaj”. Pas Biblës, Shekspirit dhe Agatha Kristit, Robbins-i u bë autori më i shitur i të gjitha kohërave – me rreth 750 milionë kopje. Shkroi më shumë se 20 libra, që u botuan dhe u përkthyen në 32 gjuhë. Ndikimi social i fenomenit Robbins qe i jashtëzakonshëm. Gjatë revolucionit seksual në Amerikën e viteve ’60 të shekullit të kaluar, romanet e tij kanë pasur të njëjtin rol emancipues sa dhe pilula kundër shtatzënisë. Që në çastin kur, me mjeshtërinë e tij, arriti të rrëfente fundin e shpirtit njerëzor dhe në këtë batak të shpirtit të notonte si njeri dhe si shkrimtar, ai e pati të garantuar suksesin dhe vlerësimin e lexuesit”.

Komente

Nuk ka ende komente