• Sasi e limituar
    Për kë bie kambana
    (0 reviews)

    Për kë bie kambana

    1,200 L

    Për kë bie këmbana është një roman i Ernest Hemingway i botuar në vitin 1940. Hemingëay shfrytëzoi eksperiencën e tij si reporter lufte për të mbërthyer shpirtin e Luftës Civile të Spanjës përmes historisë së mësuesit amerikan Robert Jordan, i cili u bashkua me forcat antifashiste. Ngjarja zhvillohet përgjatë shtatëdhjetë e dy orëve të Jordan në kampin e guerilasve, ndërsa ai është dërguar me mision për të hedhur në erë një urë para ofensivës së forcave të qeverisë.

  • (0 reviews)

    Edipi Mbret

    500 L

    Sofokliu e mori komplotin e tragjedisë së tij nga cikli i miteve teban, shumë i popullarizuar në mesin e dramaturgëve athinas; por bashkë me të imazhi i heroit kryesor, Edipit, shtyu në plan të dytë të gjithë historinë fatale të fatkeqësive të familjes Labdakid. Zakonisht tragjedia “Edipi mbret” klasifikohet si një dramë analitike, pasi i gjithë veprimi i saj bazohet në një analizë të ngjarjeve që lidhen me të kaluarën e heroit dhe të lidhura drejtpërdrejt me të tashmen dhe të ardhmen e tij.

  • (0 reviews)

    Karriera e Rugonëve

    1,000 L

    Romani “Karriera e Rugonëve”, që siç thotë vetë autori, shkrimtari i shquar francez E. Zola, duhet të quhet me titullin shkencor: “Origjina”, është romani i parë i ciklit të Rugon Makarëve ku autori paraqet jetën dhe zhvillimin e një familjeje nën Perandorinë II. Prandaj, ai e shtrin veprën e tij në kohë e hapësirë, i jep asaj sfondin historiko – politik, mban në të ritmin e kohës, përdor ngjyrat lokale dhe paraqet tërë atë vorbull idesh që vunë në lëvizje atë epokë.

  • (0 reviews)

    Shtëpi kukulle

    500 L

    Libri “Shtëpi kukulle” është një nga dramat ku autori Ibsen ka arritur kulmin e realizimit të tij kritik. Problem i martesës, i marrëdhënieve në familje është një nga temat që trajtohet më shumë dhe me mprehtësi më të madhe. Ngjarja e dramës zhvillohet në Norvegji, në shtëpinë e avokat Helmerit, që është një nga personazhet kryesore të librit.

  • (0 reviews)

    Vepra të zgjedhura Çehov 3

    1,500 L

    Çehovi u bë pionieri i teatrit modernist, për të cilin shpesh kritikohej nga kolegët dhe recensentët. Së pari, ai “theu” bazën e themeleve dramatike – konfliktin. Njerëzit jetojnë në shfaqjet e tij. Personazhet në skenë “luajnë” segmentin e tyre të “jetës”, të cilin autori e ka përshkruar, pa bërë “shfaqje teatrale” nga jeta e tij.

  • Sasi e limituar
    Xha Gorioi
    (0 reviews)

    Xha Gorioi

    990 L

    Në këtë vepër Balzaku trajton një temë me tematikë shoqërore që prek shtresat e ulëta të popullsisë që si gjithmonë lidershipit shtetëror dhe aristokracisë nuk interesohen fare për to .

  • (0 reviews)

    Dashuria e parë

    500 L

    Samuel Beket është një nga shkrimtarët modernë të shekullit të XX, njëherësh themelues i teatrit absurd. Vepra e Beketit na sjell një këndvështrim tragjikomik të ekzistencës njerëzore, shpeshherë të shoqëruar me një komedi të zezë dhe humor vrasës.

  • (0 reviews)

    Ujku i Stepës

    1,200 L

    Çfarë është Ujku i Stepës i Hermann Hesse-s: një roman, një traktat estetik apo një testament shpirtëror? Zor se mund t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Vetë shkrimtari, i cili e shënjonte këtë vepër si më të dashurën e tij, nyjëton “Ujkun e Stepës” një rrugëtim brenda vetes si dhe një strukturë shpirtërore vetjake. Në këtë kuptim, “Ujku i Stepës” ruan magjinë e letërsisë si roman, mençurinë filozofike si traktat dhe habinë e pikëllimin për fatin njerëzor si testament.

  • (0 reviews)

    Orestia

    1,200 L

    Është e vetmja trilogji që është ruajtur e plotë, e përbërë nga tri tragjedi: “Agamemnoni”, “Koeforet” dhe “Eumenidet”. Subjekti i “Orestias” është mallkimi i fisit si pasojë e krimit të kryer nga të parët. Ideja e autorit se krimi lind krimin përshkon të gjitha ngjarjet e tragjedisë.

  • (0 reviews)

    Financieri

    1,400 L

    Romani “Financieri” është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko – sociale të sistemit të ri ekonomik.

  • (0 reviews)

    Jul Çezari

    500 L

    “Jul Çezari” është tragjedia e parë e Shekspirit dhe një nga tri tragjeditë me temë historike. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur në historianin e lashtë romak Plutarkun.

  • (0 reviews)

    Otello

    500 L

    Një nga tragjeditë e njohura të Shekspirit, që besohet të jetë shkruar në vitin 1603. E gjithë vepra përqendrohet në personazhet krysore: Otello arap – general në ushtrinë e Venedikut, Desdemona, gruaja e tij dhe Kasio, togeri i tij.

  • (0 reviews)

    Paraja

    900 L

    Shkëlqimi verbues i parasë përballet me shembjen e piramidës së rremë: Bankës Botërore. Roman joshës dhe tronditës, ku përzihen dashuritë dhe urrejtjet, lakmia dhe luksi i pafre.

  • (0 reviews)

    Stoiku

    1,000 L

    Me “Triologjinë e Dëshirave”, ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.

  • (0 reviews)

    Titani

    1,400 L

    Titani është libri i dytë i “Triologjisë së Dëshirave” pas librit të parë Financieri. Frenk Koperud tani jeton në Çikago sëbashku me gruan e tij Ailin. Plani i tij është të marrë përsipër sistemin rrugor-hekurudhor i cili është në proces falimentimi.

  • Sasi e limituar
    Iluzionet e humbura
    (0 reviews)

    Iluzionet e humbura

    1,500 L

    Ky është një nga romanet më me ndikim të Balzakut në letërsinë e shekullit të XIX, duke u kthyer në një gur themeli të letërsisë realiste europiane. Romani është pjesë e Komedisë njerëzore, lexuesit e të cilës janë po aq të pasionuar edhe në ditët tona.