Një kryevepër legjendare. Një histori parash, pushteti, seksi dhe vdekje frymëzuar nga jeta e multimilionerit Howard Hughes. Në viteti ’70 kishte seks, rock & roll dhe Harold Robbins.
“Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat” është një vëzhgim i hollë dhe intim për të hedhur dritë në një prej historive më të pazakonta të dashurisë, asaj mes Brigitte dhe Emmanuel Macron. Në korrik të vitit 2019, libri u nderua me çmimin “Bernard-Mazières”, i cili jepet për librat me përmbajtje politike.
Në këtë libër, Robert A. Johnson, analizon në thellësi këtë histori të lashtë dhe u hedh dritë detajeve, duke sjellë një studim tërheqës dhe të mprehtë se çfarë do të thotë të bëhesh grua. Në këto faqe do të kuptosh gratë e rëndësishme në jetën tënde, si dhe do të kuptosh shumë për veten tënde si grua.
Ky liber është një fenomen botëror, – që ka kryesuar listat e shitjeve në Amazon gjatë fundvitit dhe tashmë vjen edhe në shqip, përmes shtëpisë botuese Botart. “Akti krijues” është një kurs studimi i bukur dhe bujar që ndriçon shtegtimin e artistit si një rrugë që mund ta ndjekim të gjithë. Ai distilon urtësinë e mbledhur nga puna e një jete brenda një përvoje leximi të shkëlqyeshme që vendos fuqinë për të krijuar momente – dhe jetë – të ngazëllimit dhe transcendencës brenda një mundësie të realizueshme për të gjithë.
Aleksandri u praktikua që në fëmijëri me dijetarë të urtë dhe ushtarë trima dhe shumë shpejt zotëroi artin e luftës, forcën mahnitëse të trupit, shpirtit dhe mendjes. Si pasardhës i Herakliut dhe Akilit, siç e quante veten, synoi t’i kalojë bëmat, heroizmin dhe nderin e tyre dhe e ndau bashkë me shokët e zgjedhur fatin e tij hyjnor.
Ushtria maqedonase kapërcen lumenjtë Eufrat dhe Tigër për të arritur në Babiloni. Pallati mbretëror i Persepolit, pallati më i bukur në botë, i vënë flakën: përfundon kështu ngjarja e një perandorie të lashtë dhe fillon një epokë e re.
Personaliteti i një njeriu të sigurtë, cilësitë e të cilit shfaqeshin në përpjesëtim të drejtë me idetë dhe zakonet e asaj epoke dhe të atij vendi ku ka jetuar, bënin që figura e Ali Pashës të ishte, në mos një nga më të ndriturat, të paktën, një ndër më të shquarat e kohës.
ALPER CANIGÜZ, me një gjuhë të gjallë dhe tërheqëse, rrëfen historinë e një pesëvjeçari filozof dhe çamarrok, i cili, me avantazhin që i jep mosha, hyn e del nga çdo vend, duke i dhënë frymën e tij atmosferës së lagjes që rrethon atë si personazh kryesor dhe subjektin e romanit. “Alper Kamy” është një vepër e përkorë, që gërsheton me mjeshtëri të pashoqe letërsinë policeske, fantastike dhe atë humoristike.
“Ana Bolena, një çështje familjare” është një afresk i fuqishëm historik, emocionues dhe aventuresk dhe një dëshmi shumë e lartë letrare që na rikthen në të kaluarën në ngjyrat e saj më të gjalla dhe e bën atë vitale. Romani vjen në shqip nga Ledia Dushi.
Libri “Ana Eliot”, një klasik i pakohë, kremton qëndrueshmërinë në dashuri, në një kohë trazirash e ndryshimesh. Shkruar në kohën kur luftërave të Napoleonit po u vinte fundi, ky roman tregon qartazi se si një grua mund të shohë drejt së ardhmes duke i qëndruar besnike së shkuarës.
Shpresoj që kjo përpjekje jona do të shërbejë sadopak për ta ndriçuar panoramën poetike të asaj periudhe, për të rifreskuar kujtesën tonë artistike, si dhe për t’i nxjerrë nga mjegulla e harrimit vlerat poetike të autorëve që përfshihen në këtë antologji.
Apologjia është versioni i Platonit për fjalimin që mbajti Sokrati kur nuk arriti ta mbronte me sukses veten në vitin 399 p.e.s., kundrejt akuzave të “korruptimit të të rinjve dhe të besimit jo në zotat që beson qyteti, por në hyjni që nuk kanë ekzistuar më parë”.
“ Arkipelagu Gulag ” është kryevepra e Solzhenicinit. Një paraqitje shumëplanëshe e kampeve, burgjeve, qendrave transit dhe e policisë së fshehtë; e informatorëve, spiunëve dhe e hetuesve, por gjithashtu edhe e heroizmit; një antibotë staliniste në zemrën e Bashkimit Sovjetik, ku çelësi për të mbijetuar nuk gjendet te shpresa, por te dëshpërimi.