-
(0 reviews)
100 faqet më të bukura
1,300 LNë këtë libër do të gjeni disa fragmente nga vepra e Dostojevskit, përzgjedhur nga shqipëruesi Jorgji Doksani.
-
(0 reviews)
1984
1,000 LRegjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat, gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të tashmen, ka në dorë të shkuarën.”
-
(0 reviews)
1984
1,000 LUinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja.
-
(0 reviews)
20.000 lega nën det
1,190 LZhyl Vern (8 shkurt 1828 – 24 mars 1905) ishte një shkrimtar i njohur francez. Ai është konsideruar “babai” i fantashkencës
-
(0 reviews)
451 Farenhajt
900 LRIVJEN NË GJUHËN SHQIPE, PËR HERË TË PARË SI BOTIM I PLOTË, vepra kryesore e Ray Bradbury, e vlerësuar ndërkombëtarisht. 451 farenhajt është tashmë një klasik i letërsisë botërore ku ngjarja zhvillohet në një të ardhme distopike. Sot, mesazhi që përçon kjo vepër ka fituar rëndësi më shumë se kurrë më parë.
-
(0 reviews)
Abacia e Northangerit
1,000 LMe heroinën e saj të këndshme dhe mbresëlënëse, “Abacia e Northangerit” mbetet një nga romanet më të parezistueshme të Xhejn Ostinit.
-
(0 reviews)
Abatja e Kastros
600 LE rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t’i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.
-
(0 reviews)
Adoleshenti
1,800 LUnë mendoj kështu: kur qesh një njeri, nuk shihet dot me sy! Se të qeshurit ia bën më të theksuar vulgaritetin njeriut, i theksohet diçka poshtëruese, ndonëse vetë personi as që dyshon ndonjëherë për këtë. Se as këtë s’e dimë: çfarë shpreh fytyra jonë kur flemë? Dikujt i shpreh mençuri, një tjetri i shpreh banalitet, deri idiotësi, një i tretë kur fle, duket qesharak. Nuk di nga se vjen; ajo që desha të them është se si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin personi nuk di asgjë. Ka shumë që nuk dinë të qeshin, ndonëse këtu dija s’para hyn në punë; të qeshurit është dhunti, s’ke si e rregullon.
-
-
(0 reviews)
Amerika ose i zhdukuri
1,000 LKjo është proza e parë dhe më e bukura e Franc Kafkës. Amerika rrëfen historinë e një emigranti të ri në moshë, Karl Rossmann që pas një aventure fatkeqe seksuale, e gjen veten në Amerikë, të dërguar nga prindërit e tij. Teksa pritej që djaloshi të çlironte veten në këtë vend magjik të mundësive, ai kalon aventura, arratisje të çuditshme dhe përjeton dyzime të çuditshme. Mënyra sesi e përshkruan të ashtuquajturën “toka e artë” e ka kthyer këtë vepër në një prej romaneve më moderne, më fantastike dhe më vizionore për Amerikën.
-
(0 reviews)
Ana Karenina
1,600 LMadhështia e kësaj vepre nuk ka nevojë për tekst dhe as përshkrim. Thjeshtë, Ana, të cilën duhet ta lexojë çdo njeri që frymon dhe mendon, si një prej etaloneve rrezatuese të artit të fjalës.
-
(0 reviews)
Ana Karenina
1,200 LTema e jetës familjare shpërfaqet ngacmuese që në aforizmën hyrëse të romanit. Ana, një grua e martuar, pjesë e aristokracisë, shkatërrohet nga dashuria e vet, dhe qëllimi i Tolstoit për ta bërë atë fatkeqe, por jo fajtore për dashurinë e saj, i shërben pikërisht kësaj ideje.
-
(0 reviews)
Ana Karenina vellimi II
700 LPër shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.
-
(0 reviews)
Ana Karenina vellimi I
700 LPër shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.
-
(0 reviews)
Andromaka
500 LZhan Rasini i përket rrymës klasike, pasi temat dhe personazhet në përgjithësi i merr nga klasikët grekë dhe romakë. Tragjedia “Andromaka” është mbështetur pikërisht mbi këtë subjekt: atë se çfarë ndodhi në Epir me Pirron dhe Andromakën.
-
(0 reviews)
Armiku i popullit
500 L“Armiku i Popullit”, i shkruar më 1883 – në një mot me kryeveprën e Nietzsche – s “Kështu foli Zarathustra”, është drama e tij sociale m’e bukur dhe m’e fortë….