“Letra një poeti të ri është një thirrje për kthim te vetja dhe te e brendshmja, nga ku mund të lindë e bukura dhe artistikja. Rilke, përmes dhjetë letrave të tij të shkruara me një stil thellë sisht poetik, në vend që të japë përgjigje për poetin e ri që i kërkon këshilla, ai arrin të ndërtojë një tekst që prek dimen sione të ndryshme të shpirtit njerëzor në përgjithësi, dhe të shpirtit të artistit në veçanti.
Me një subtilitet të jashtëzakonshëm, poeti Rilke, me kërë libër, na lë një manifest mbi durimin dhe guximin për t’iu qasur jetës dhe për ta kthyer edhe më të thjeshtën dhe të rëndomtën në art, pasi ky i fundit nuk mëton të gjejë të veçantën, por të zakon shmen tu kthejë në veçanti.
“Mos kërkoni tani përgjigje që nuk mund t’ju jepen, sepse atë herë nuk do të mund t’i jetonit ato. Dhe i gjithë kuptimi i kësaj është që gjithçka të jetohet. Jetojini tani pyetjet. Ndoshta are-herë, gradualisht dhe pa e vënë re, në një ditë të largët do të jetoni në përgjigje”.
Komente
Nuk ka ende komente