Saga e Forsajtëve vëll.2

Çmimi origjinal qe: 1,200 L.Çmimi i tanishëm është: 960 L. Save 240 L (20% Off)

Vëllimi i dytë i romanit “Saga e Forsajtëve” i shkon drejt e në thelb shoqërisë britanike, që gëlon nga eleganca dhe hipokrizia. Ai sjell përplasjen mes ndjenjave të vërteta dhe normave të …

3 stok

SKU: 9789928838476 Kategoria Tags: ,

Vëllimi i dytë i romanit “Saga e Forsajtëve” i shkon drejt e në thelb shoqërisë britanike, që gëlon nga eleganca dhe hipokrizia. Ai sjell përplasjen mes ndjenjave të vërteta dhe normave të hekurta të një familjeje të pasur. Soms Forsajti, i bindur se gruaja është pronë, përballet me rebelimin e Irenës, një grua që kërkon liri dhe dashuri të sinqertë. Por ky konflikt s’është vetëm personal, është përplasja mes së vjetrës dhe së resë, mes kontrollit dhe shpirtit të lirë.
Ndërsa divorci kthehet në një betejë publike dhe pasionet shfaqen haptazi, anëtarët e familjes Forsajt zbulojnë se jo gjithmonë pasuria dhe emri mjaftojnë për të ruajtur rendin.
Me mjeshtëri rrëfimi dhe tension emocional, John Galsworthy na paraqet një dramë të thellë dhe të paharrueshme për dashurinë, krenarinë dhe zgjedhjet që ndryshojnë fatet.
Ai është fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1932.
A kishte me të vërtetë diçka më tragjike në botë sesa një njeri që është bërë skllav i instinktit të pronës, që nuk është i zoti të shohë asgjë tjetër përveç këtij instinkti, ose të hyjë thellë në ndjenjat e tjetrit?
“Saga e Forsajtëve” është një rrëfim vërtet i jashtëzakonshëm… tërheqës deri në varësi, dhe njëkohësisht shumë modern e tronditës.

Sunday Times
Vetëm ngaqë ngjarjet zhvillohen në një botë me xhaketa fraku dhe sallone të zbukuruara, nuk duhet të jemi të verbër ndaj dilemave të tyre moderne… satira është therëse; dialogu, elegant dhe plot zgjuarsi, ndërsa karakterizimi, mahnitës.

Scotsman

KLASIKËT BOTËRORË

VEDAT KOKONA (1913-1998) ishte shkrimtar, leksikograf e përkthyes, ndër më të njohurit e shekullit XX. Përveç fjalorëve të shumtë. Kokona ka sjellë në gjuhën shqipe kryevepra të letërsisë botërore. Ai është “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe të Letërsisë”, “Oficer i Palmave Akademike Franceze”, Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tiranës.

Shtëpia Botuese

Pegi

Numri i faqeve

361

Autori

John Galsworthy

Komente

Nuk ka ende komente