-
(0 reviews)
Antologji e poetëve të harruar
1,000 LShpresoj që kjo përpjekje jona do të shërbejë sadopak për ta ndriçuar panoramën poetike të asaj periudhe, për të rifreskuar kujtesën tonë artistike, si dhe për t’i nxjerrë nga mjegulla e harrimit vlerat poetike të autorëve që përfshihen në këtë antologji.
-
(0 reviews)
Apartamenti në katin e katërt
700 LNë këtë roman, autori ndërton ngjarje që ndërthuren me njëra-tjetrën, me të tashmen dhe të shkuarën e tyre, duke krijuar histori e cila të shtyn për ta ndjekur me vëmendje rrjedhën e subjektit.
-
(0 reviews)
Apelimi
1,200 LPOLITIKA KA QENË GJITHMONË NJË LOJË E NDYRË. TANI EDHE DREJTËSIA E TILLË ËSHTË. Në Misisipi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, juria merr një vendim tronditës kundër një …
-
(0 reviews)
Apologjia e Sokratit
500 LApologjia është versioni i Platonit për fjalimin që mbajti Sokrati kur nuk arriti ta mbronte me sukses veten në vitin 399 p.e.s., kundrejt akuzave të “korruptimit të të rinjve dhe të besimit jo në zotat që beson qyteti, por në hyjni që nuk kanë ekzistuar më parë”.
-
(0 reviews)
Aq i/e mirë sa s’të shpërfillin dot
1,400 LKy libër ka për ta ndryshuar mënyrën si mendoni për karrierën, lumturinë dhe krijimin e kushteve për një jetë madhështore. “Mos u shqetësoni më për çfarë keni ëndje të bëni dhe, përkundrazi, filloni të krijoni diçka kuptimplotë, të cilën pastaj do t’ia jepni botës. Cal ka bërë pikërisht një dhuratë të tillë me këtë libër.”
-
(0 reviews)
Aristoteli dhe Dantja zbulojne misteret e universit
1,200 LNjë histori e ëmbël, e pastër dhe që i bën mirë zemrës. Romani, që u shndërrua në një prej filmave më të kërkuar të vitit 2022! Me regji të Aitch Alberto dhe me një kast aktorësh si Eva Longoria, Eugenio Derbez etj. Filmi u shfaq premierë në International Toronto Film Festival, në shtator 2022. Pritet që të dalë në kinematë amerikane për publikun e gjerë në shtator 2023.
-
(0 reviews)
Arkipelagu Gulag
1,700 L“ Arkipelagu Gulag ” është kryevepra e Solzhenicinit. Një paraqitje shumëplanëshe e kampeve, burgjeve, qendrave transit dhe e policisë së fshehtë; e informatorëve, spiunëve dhe e hetuesve, por gjithashtu edhe e heroizmit; një antibotë staliniste në zemrën e Bashkimit Sovjetik, ku çelësi për të mbijetuar nuk gjendet te shpresa, por te dëshpërimi.
-
(0 reviews)
Arkitektja
1,500 LNjë qen endacak i çuditshëm në një epokë në të cilën nevojitet një padron, Briçoja i mëson së bijës pikturën dhe e hedh në botën e artit si një rioshe me aftësi të veçanta, duke i imponuar fatin e virgjërisë. Por Plautila, grua dhe me origjinë të thjeshtë, e ka të vështirë të dalë në pah në mjedisin e artistëve romanë, i sunduar nga Bernini dhe Pietro nga Kortona.
-
(0 reviews)
Armëpushimi
1,000 LPërgjatë gjithë “Armëpushimit”, kësaj historie të trazuar dhe të larmishme të një pranvere lirie të pashpresuar, nota më e thekshme është ajo e një ankthi të tmerrshëm, e një trishtimi të pangushëllueshëm njerëzor.
-
(0 reviews)
Armiku i popullit
500 L“Armiku i Popullit”, i shkruar më 1883 – në një mot me kryeveprën e Nietzsche – s “Kështu foli Zarathustra”, është drama e tij sociale m’e bukur dhe m’e fortë….
-
(0 reviews)
Armiku i popullit
600 L“Armiku i Popullit”, i shkruar më 1883 – në një mot me kryeveprën e Nietzsche – s “Kështu foli Zarathustra”, është drama e tij sociale m’e bukur dhe m’e fortë…. Subjekti i saj me pak fjalë është ky: Doktor Stokmani zbulon që uja e banjave, ku shërben si mjek, përmban mikrobe sëmundjesh të rrezikshme nga shkaku që qyngjet shkojnë nëpër toka të molepsura prej ndyrësive të fabrikave. Proponon, në interesin e shëndetit publik, që qyngjet të vendosen nëpër toka të pastra…kapitalistët e mëdhenj, që e kontrollojnë stabilimentin e banjave thermale, refuzojnë t’i heqin ata të vetëm harxhet, dhe kështu barra e këtyre do të binte përgjithërisht mi kurrizin e proprietarëve të vegjël dhe të popullit të qytetit…
-
(0 reviews)
Arminuta
1,000 LBotimet Living prezantojnë librin “Arminuta: e kthyera” nga Donnatella Di Pietrantonio.
-
(0 reviews)
Arritja maksimale
1,300 LDo të mësoni ide, koncepte dhe metoda të përdorura kudo nga njerëz shumë të suksesshëm në çdo fushë. Do të mësoni si të çlironi potencialin tuaj individual drejt madhështisë personale. Do të bëheni menjëherë më pozitiv, bindës dhe i përqendruar fuqishëm në çdo gjë që bëni.
-
(0 reviews)
Arsye dhe ndjenje
1,200 L“Arsye dhe ndjenjë” romani i parë i botuar i Jane Austen-it, më 1811, fillimisht u botua me emër anonim. Në faqen e parë, aty ku duhej të ishte emri i autorit shfaqet vetëm teksti By a Lady (Nga një zonjë). “Arsye dhe ndjenjë” romani i mprehtë dhe plot humor i Jane Austen, i mbushur me të fshehta dhe ndrydhje, gënjeshtra e joshje, portretizon në mënyrë brilante një botë, ku rregullat e ngurta familjare dhe shoqërore përplasen me regëtimat e zemrës.
-
(0 reviews)
Arti i të pasurit gjithmonë të drejtë
700 LËshtë një traktat therës dhe sarkastik i shkruar nga filozofi gjerman Arthur Schopenhauer. Në të, Schopenhauer shqyrton gjithsej tridhjetë e tetë metoda për të mposhtur kundërshtarin në …
-
(0 reviews)
Arti i aktorit
700 LPasi t’i kesh kuptuar emocionet e përgjithshme njerëzore në një rol si tek Ofelia, ku ti e di se kur dhe nga se dhe pse vjen zemërata ose mbrojtja, vuajta hareja apo pëshpërima, si ta kërkojë rasti, kur gjithçka është e qartë, ti nis të kërkosh një kualitet themelor: Lirinë për të shprehur emocionet. Lirinë e pafund, absolute dhe në çlirim tërësor, kjo liri është edhe thelbi i karakterizimit të emocioneve njeherësh.