Zhvillim Personal

Meno 2.0 – Versioni im i ri

1,000 L

Në stok

ΜΕΝΟ 2.0

Versioni imiri

Një ditë, mund të mos e njohësh më veten.

Trupi ndryshon, nuk fle dot, durimi humbet dhe emocionet dalin jashtë kontrollit. Ti vazhdon të kujdesesh për të gjithë, të buzëqeshësh dhe të thuash “jam mirë”, edhe kur brenda teje gjithçka ka ndryshuar.

SKU: 9789928837578 Kategoria
  • AutoriBurbuqe Raufi
  • Shtëpia BotueseLiving
  • Numri i faqeve120

ΜΕΝΟ 2.0

Versioni imiri

Një ditë, mund të mos e njohësh më veten.

Trupi ndryshon, nuk fle dot, durimi humbet dhe emocionet dalin jashtë kontrollit. Ti vazhdon të kujdesesh për të gjithë, të buzëqeshësh dhe të thuash “jam mirë”, edhe kur brenda teje gjithçka ka ndryshuar.

Shpesh, gratë heshtin. Jo sepse nuk kanë çfarë të thonë, por sepse kanë frikë se mos keqkuptohen, gjykohen apo nuk dëgjohen. Kështu, shumë nga ato që përjetojnë mbeten të fshehura pas një buzëqeshjeje dhe një “jam mirë” që nuk tregon të vërtetën.

MENO 2.0 u jep zë këtyre përvojave dhe ndjenjave që shpesh nuk dimë si t’i shprehim; me sinqeritet, dhimbje, humor dhe pak rebelim. Flet për trupin që ndryshon, mendjen që nuk pushon dhe gruan që përpiqet të gjejë veten mes gjithë kësaj rrëmuje.

Nuk është libër mjekësor dhe as një udhëzues me përgjigje magjike. Është një ftesë për të folur hapur, për të qeshur edhe kur gjithçka duket e vështirë dhe për të kuptuar se asnjë grua nuk duhet ta përballojë e vetme këtë rrugëtim.

Sepse menopauza nuk është diçka për t’u fshehur. Dhe versioni yt i ri nuk ka pse t’i kërkojë leje askujt për të ekzistuar.

Dërgesa & Pagesa

  • Dorëzim brenda 24/48 orëve.
  • Transport kudo në Shqipëri.
  • Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
  • Pagesë në dorëzim.