Modernë & Bashkëkohorë

Mendjelehta

1,000 L

Në stok

Që e vogël, Esteri ëndërron një dashuri të madhe. Një dashuri të vetme, të jashtëzakonshme, si ato në filma apo libra, që do t’i japë kuptim jetës së saj.

SKU: 9789928931511 Kategoria
  • AutoriAnila Dermyshi
  • Shtëpia BotueseDituria
  • Numri i faqeve204

Që e vogël, Esteri ëndërron një dashuri të madhe. Një dashuri të vetme, të jashtëzakonshme, si ato në filma apo libra, që do t’i japë kuptim jetës së saj. E rritur vetëm nga e ëma, mes përkujdesjes së saj dhe këshillave të gjyshërve, ajo hyn në jetë me bindjen se diku ekziston njeriu i duhur, të cilin duhet vetëm ta gjejë. Por rruga drejt dashurisë nuk është asnjëherë aq e thjeshtë sa në ëndrra. Nga emocionet e para të adoleshencës te marrëdhëniet e ndërlikuara të moshës së rritur, Esteri përjeton pasionin, zhgënjimin, xhelozinë, vetminë dhe dëshirën për të qenë e dashur. Çdo njohje i sjell një shpresë të re, por edhe pyetje që bëhen gjithnjë e më të vështira: A mjafton dashuria për të qenë të lumtur? Sa duhet të sakrifikojmë për tjetrin? Dhe, mbi të gjitha, a mund ta gjejmë dashurinë, pa humbur vetveten? Me një rrëfim të drejtpërdrejtë, plot ndjeshmëri, humor dhe vetironi, Anila Dermyshi na fton të ndjekim udhëtimin e një gruaje që, duke kërkuar dashurinë e madhe, përpiqet të kuptojë veten dhe marrëdhëniet me të tjerët. Mendjelehta është një roman për ëndrrat dhe iluzionet, për zgjedhjet dhe gabimet, për përpla-sjen mes asaj që dëshirojmë dhe asaj që na ofron jeta. Një histori për guximin për të dashuruar, por edhe për nevojën për të mësuar të duam veten.

Dërgesa & Pagesa

  • Dorëzim brenda 24/48 orëve.
  • Transport kudo në Shqipëri.
  • Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
  • Pagesë në dorëzim.