Pesë gishta

1,000 L

Ky libër me nota të shumta autobiogra?ke, që është shkruar në një gjuhë të pasur, tregon historinë e një vajze që zhvendoset mes botëve, me shpresën për të gjetur një atdhe që ajo mund ta quajë shtëpi.

SKU: 9789928062505 Kategoria

Laura, vogëlushja pesëvjeçare, ka lindur në një nga kampet e internimit të Stalinit në Siberi. Ajo dhe prindërit e saj janë duke u kthyer për në Letoni, një vend që Laura e njeh vetëm nga përshkrimet e mrekullueshme gjatë kohës kur ishin në Gulag. Imazhi që ajo ka krijuar mbi Letoninë, nga tregimet e prindërve dhe asaj se çfarë sheh në të vertetë kur mbërrin në këtë vend, nuk kanë asgjë të përbashkët. Pavarësisht zhgënjimit befasues rreth Letonisë së “ëndrrave”, të imagjinuar nga rrë?met, ajo është e detyruar ta pranojë këtë realitet dramatik. Pak para se të vdiste, gjyshi i kishte lënë Laurës amanet një unazë, të cilën duhet të ia dorëzojë “kur të kthehet”, Reinisit (xhaxhai i saj), të zhdukur pa gjurmë në kampet e internimit në Siberi. Ajo është e motivuar që ta përmbushë këtë premtim. Veprat e M?ra Z?l?tes nuk i takojnë vetëm kulturës Letoneze. Ato konsiderohen si pasuri e të gjithë lexuesve sepse ajo denoncon tmerret dhe krimet e regjimit totalitar, duke përmbushur nëpërmjet rrë?mit, edhe misionin e saj social.

Shtëpia Botuese

Ombra GVG

Numri i faqeve

368

Autori

Mara Zalite

Komente

Nuk ka ende komente