Ndërsa lexon librin Lavdi Katalonisë, Spanja të vjen e gjallë para syve me qytete, male dhe njerëz; vuajtjet e gëzimet e shkrimtarit bëhen edhe të tuat. Vuajtjet e tij nga i ftohti në llogore të mbushin trupin me drithërima ndërsa sikleti i mungesës së duhanit në mes të stresit të luftës të hedh në këmbë dhe të bën të ndezësh edhe ti një cigare sa për t’u siguruar se nuk të mungon. Shpresa e tij për një shoqëri të barabartë të mbush me shpresë edhe ty. Ndërsa qëndronte në llogore, kryesisht pa bërë asgjë të vlefshme për demokracinë, siç e përshkruan ai pjesëmarrjen e tij në luftë, Orwell qëllohet në qafë nga një plumb i hedhur nga një snajperist nga llogoret fashiste. Përshkrimi që i bën Orwell plagosjes së tij është i tillë sa të shkon dora instinktivisht në qafë se mos plumbi të ka zënë edhe ty vetë gjatë leximit.
Lavdi Katalonisë
900 L
“Një tablo e pakrahasueshme e thashethemeve, dyshimeve e tradhtisë gjatë Luftës Civile.” Anthony Beevor
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Shtëpia e Librit |
---|---|
Numri i faqeve | 272 |
Autori | George Orwell |
Komente
Nuk ka ende komente