Secila nga 6 motrat D’Aplieze ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të zbuluar origjinën, por yllësia e Plejadës nga ku morën emrat, përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e ka zbuluar ende se kush është Meropi në të vërtetë dhe ku ndodhet.
Me adresën e një vreshti dhe skicën e një unaze smeraldi në formë ylli, fillon një garë që do t’i bëjë motrat të përshkojnë vërtet të gjithë botën: nga Zelanda e Re në Kanada, nga Anglia në Francë dhe më në fund në Irlandë, të bashkuara më shumë se kurrë në misionin për të plotësuar familjen para përvjetorit përkujtimor për vdekjen e Pa Saltit. Një kërkim që do t’i vërë në gjurmët e një gruaje që në të vërtetë nuk dëshiron të gjendet… por pse?
“U ngrita, hapa valixhen dhe ja ku ishte, në xhepin e brendshëm. Pse nuk e kisha hequr qafe atë, siç kisha bërë pothuajse me gjithçka që lidhej me të kaluarën time? Mora unazën, shtatë smeraldet e vogla u përshkënditën në shkëlqimin e dhomës. Pastaj u shtriva në shtrat dhe kapa ditarin. Kishte mbërritur momenti…”
Komente
Nuk ka ende komente