Të nisesh drejt një bote të re, duke braktisur jetën, familjen dhe dashurinë tënde është e vështirë, ndonëse ajo botë shtrihet para teje si tokë e premtuar. Për Ifemelun është e domosdoshme të ikë nga vendi i saj i varfër dhe asfiksues. E bukur e plot vetëbesim, ajo arrin të shkëlqejë në studimet universitare, por për herë të parë ndeshet me paragjykimet dhe racizmin amerikan. I dashuri i saj merr udhën drejt Londrës, në kërkim të punës dhe dokumenteve. Jeta e tyre merr rrjedha krejt të ndryshme, në kontinente tepër të largëta. Megjithëse arrin të krijojë një jetë profesionalisht të suksesshme dhe të ketë një lidhje dashurie që s’ka të sharë, sërish brenda Ifemelut ngjallet pakënaqësia: ajo ndihet e huaj në jetën amerikane, nuk arrin të hedhë rrënjë dhe nuk gjen paqe. Vendos të kthehet në atdhe, por atdheu ka ndryshuar. E huaj në tokën e huaj dhe e huaj në vendin e saj, ajo tashmë është “Amerikane”. Një histori e fuqishme dashurie, por edhe një histori e dhembshme mbi migracionin dhe identitetin. Kritika
Pjesërisht histori dashurie, pjesërisht kritikë shoqërore, ky është një nga librat më të mirë që do të lexoni. Personazhet e tij janë përvijuar me shumë hollësi. Kur subjekti bëhet shumë i njohur – rreziqet e emigracionit, vështirësitë e të qenit i huaj në një tokë të re. Adichie gërmon edhe më thellë, duke gjetur mënyrën për të na i dhënë këto probleme në këndvështrime të reja.
Los Angeles Times
Jashtëzakonisht i mprehtë dhe tepër empatik… një roman që na vë pa frikë përpara syve realitetet tronditëse të kohës që jetojmë. Një analizë e përkryer e përvojës universale njerëzore.
The New York Times Book Review
Në dukje është një histori dashurie – historia e dy të dashuruarve qysh në fëmijëri, por që marrin rrugë të ndryshme kur rriten – por është edhe një analizë brilante e qëndrimeve moderne ndaj racës, që përfshin tre kontinente dhe prek problemet e identitetit, të humbjes dhe vetmisë.
The Guardian
“Amerikania” është një satirë shoqërore, e maskuar si komedi romantike. Ajo cyt dhe shpotit, por me dashuri.
The Washington Post
Ambicioz dhe i shkruar në mënyrë të shkëlqyer, “Amerikania” trajton temat e racës, identitetit, marrëdhënieve të dashurisë, komunitetet, politikën, privilegjet, gjuhën, flokët, etnocentrizmin, imigracionin, intimitetin, tëhuajzimin, blogjet, librat dhe Barak Obamën. Mbulon tre kontinente, rrok dekada, hov hareshëm nga kapitulli në kapitull, në qytete të ndryshme dhe në jetë të tjera.
Chicago Tribune
Komente
Nuk ka ende komente