Të dua Chanel

1,200 L

Më në fund Etieni dashurohet dhe pikërisht me atë. Pas shumë zhgënjimeve, duket se ka ardhur koha për dashurinë e vërtetë dhe Rebeka është gati të transferohet në Paris. Atje e pret një shtëpi luksoze, një punë entuziazmuese si planifikuese dasmash dhe një bashkëjetesë ëndrrash.

Më në fund Etieni dashurohet dhe pikërisht me atë. Pas shumë zhgënjimeve, duket se ka ardhur koha për dashurinë e vërtetë dhe Rebeka është gati të transferohet në Paris. Atje e pret një shtëpi luksoze, një punë entuziazmuese si planifikuese dasmash dhe një bashkëjetesë ëndrrash. E pasionuar pas fustaneve të zeza, të ngushta dhe qëndrimit drejt në majë të takave të larta, Coco-ja moderne, tashmë e sigurt në vetvete, është e dashuruar marrëzisht dhe gati për t’u përballur me të ardhmen e ndritur.

Po çfarë ndodh nëse krejt papritur, kur gjithçka duket se shkon vaj, në jetën e Etienit rishfaqet një e shkuar e errët dhe sidomos nëse ajo e shkuar ka masën 38, është elegante dhe duket si një aktore franceze e filmave pa zë? Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Coco-ja duhet të përballet edhe me një mëtues të bukur si Perëndi dhe një baba që kërkon të rifitojë dashurinë e së bijës pas shumë vitesh. Mes pastiçerive me aromë brioshi, dollive nëpër bistro në shoqërinë e Elodisë dhe bisedave fjalëshuma me miq të besuar, Coco-ja do të përpiqet sërish të realizojë ëndrrën e saj për dashurinë e vërtetë, sepse asgjë dhe askush nuk mund ta bindë për të kundërtën: fundi i lumtur i vërtetë duhet të jetë përgjithmonë.

Komente

Nuk ka ende komente