“Lulet e shpirtrave” është një roman i shkëlqyer, që të shkakton emocione të vërteta duke na treguar për jetën reale, e cila fatkeqsisht nuk është gjithmonë rozë. Pena e ndjeshme, realiste dhe intime e Valerie Perrin u jep zë të “padukshëm”, njerëzve të thjeshtë që vuajnë në heshtje.
Violeta Tusënti është roje varrezash në një qytet të vogël në Burgonjë, në verilindje të Francës. Frekuentues të rregullt të varrezave, por edhe kalimtarë, shkojnë të ngrohen në dhomën e saj të ndenjjes, ku të qeshurat dhe lotët përzihen me kafen apo alkoolin që ajo u ofron. Një ditë, për shkak se një burrë dhe një grua kanë vendosur të prehen së bashku në varrezën e saj, gjithçka ndryshon. Lidhjet që bashkojnë të gjallët dhe të vdekurit zhvarrosen dhe disa shpirtra që i mendonim të zinj, rezultojnë të jenë plot dritë.
Lulet e shpirtrave
1,500 L
Komente
Nuk ka ende komente