Deti i paanë i Sargaseve

800 L

Ky roman mbresëlënës u jep zë historive të lëna në harresë, të heshtura e të panjohura, duke eksploruar dritëhije të ndryshme të mënjanimit dhe të përçmimit: gjinia, klasa, raca dhe çmenduria.

10 stok

SKU: 9789928248015 Kategoria Tag:

Antuaneta është një trashëgimtare kreole, një jetime e bukur dhe e vetmuar, që ka lindur dhe jeton në Xhamajkë, në periudhën fill pas ndalimit të skllavërisë. Ajo rritet në këtë parajsë tokësore, ku nuk ka asnjë idil, por vetëm një diell mbytës, një skamje rrëqethëse dhe një padituri vrastare. Në këtë ishull zgjëndërr, ajo martohet pothuajse me mblesëri me Eduard Roçesterin, djalin e dytë të një aristokrati anglez, i cili po kërkon një bashkëshorte me prikë të majme. Emri i Roçesterit nuk është i ri për lexuesin: ky pothuajse çunak mban të njëjtin emër të atij zotërisë së rreptë, burrit të rëndë, pas të cilit do të dashurohet Xhejn Eri, vite më vonë. Si arriti ai, Eduardi i ri, i çiltër dhe i sinqertë, të shndërrohet në një burrë të ashpër e makiavelik? Si arriti ajo, Antuaneta e bukur, tërheqëse dhe e lirë, të shndërrohet në një makth të fshehtë? Historia e rrëfyer në këtë roman është prelud i historisë klasike e të paharrueshme të Xhejn Erit. Autorja përfytyron Roçesterin para se ai të bëhej punëdhënësi manipulues i Xhejnit, por mbi të gjitha, ajo rrëfen se kush ishte bashkëshortja e tij e marrë, para se të shndërrohej në atë përbindëshin e fshehur që fanitet netëve në Thornfilld.

Komente

Nuk ka ende komente