Është një roman i jashtëzakonshëm, dhe nga njëra anë, shenjë e fuqisë së fiksionit për të shtyrë kufijtë e së shprehurës dhe, nga ana tjetër, një imazh i përpiktë personazhesh të veçantë të prirur drejt urtësisë. Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes. Duke gjurmuar vdekjen e çuditshme të gruas, ai shkon tutje në ditët e tij të shkuara. Mbasi ka zbuluar një jetë të tërë sekretet njerëzve të tjerë, ai është i detyruar të shohë nga pas gjurmët e tij, të gjykojë gënjeshtrat që i ka rrëfyer vetes, enigmën rrënuese të jetës dhe vdekjes së gruas së tij, vitet në shërbim të shtetit dhe sjelljen misterioze të së bijës.
Te njohësh një grua
1,200 L
Ky është një libër plot me aluzion dhe eko, që vjen nga e shkuara, që vjen nga letërsia, nga jeta e ish-gruas së Joelit.
Komente
Nuk ka ende komente