Jo shumë kohë më parë, fjala “shkesë” të sillte ndër mend komedinë e pavdekshme të Nikollai Gogolit, “Martesa”. Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit e tyre para faktit të kryer, fjala “shkesë” tingëllon atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta. Por vetëm në fillim. Sepse për nevojën e këtij lloj shërbimi, prej kohësh dëshmon përvoja e hidhur e çifteve që përjetësojnë dashurinë e tyre me divorce të befasishme. Të fshehtat e një martese të suksesshme rrëfen në këtë libër autorja Roza Sjabitova, moderatorja e njohur televizive ruse e programeve “Eja martohemi” dhe “Njohje me prindërit”. “Një grua e shquar ka shprehur një mendim interesant: “Disa gra qahen se nuk kanë gjetur burrin e ëndrrave të tyre, e të tjera… ngaqë e kanë gjetur”. Shpesh femra mendon se po e gjeti burrin e ëndrrave, burrin ideal (atë që i përshtatet më tepër), atëherë edhe marrëdhëniet e tyre do të jenë harmonike. Sikur, sapo e gjen, do të nisë të ndërtojë me të marrëdhënie sipas skenarit të saj, por shpejt bindet që lumturi s’ka. Pse? Problemi është se gruaja, në kërkim të burrit të përshtatshëm, i drejton vetes të njëjtën pyetje: Ç’lloj burri më duhet mua? Ajo vëren shfaqjet e jashtme, por as e ka idenë me cilin ka të bëjë në të vërtetë. E kam fjalën, që ajo nuk e ka idenë e burrit nga pikëpamja e veçorive të tij psikologjike. Dhe, kryesorja, nuk arrin ta kuptojë përse të rrëmojë në gjëra të tilla. Në vitin 2009, së bashku me burrin, regjistruam organizatën shoqërore “Qendra e ringjalljes së traditave familjare”. Kur flas për veprimtari të ndryshme kushtuar vlerave të familjes, unë patjetër prek problemin që sot armiku kryesor i popullit të Rusisë është femra e Rusisë. Nuk dëshiron të martohet, të lindë fëmijë, jeton në sistemin e vlerave të rreme familjare… kam parasysh bashkëjetesën. Detyra jonë parësore është kthimi i gruas në zanafillat e familjes. Mbi të gjitha, ne po humbasim një brez të tërë femrash 30-vjeçare, të shkolluara, të suksesshme, materialisht të pavarura, por jo interesante në cilësinë e bashkëshorteve të mira për burrat tanë në Rusi. Si ta fitojnë këto gra lumturinë familjare, ndërsa vendi të mos humbasë “rezervat e arta femërore”? për këtë do të tregoj në çdo kapitull të këtij libri. Të gjithë jemi lodhur nga epoka e ndryshimeve. Gjatë jetës jemi ngopur me revolucione dhe luftëra. Ne duam stabilitet. Dhe stabilitetin e jep vetëm familja, tek na ndihmon të ruajmë të tashmen, të kujdesemi për të ardhmen, të mos rrënojmë ç’kemi krijuar dhe të mos humbasim ç’kemi fituar”.
Përse të tjerë duam dhe me të tjerë martohemi
700 L
”Çdo grua e di përrallën e famshme “Hirushja”. A mund të martohej Hirushja me princin po të mos i ndodhej pranë ndihmësja e sigurt e orës së bardhë? Natyrisht jo. Unë dhe libri im do të bëhemi ndihmësit tuaj! Jam e bindur se dhe ju do t’ia dilni”,- thotë autorja e librit “Përse të tjerë duam e me të tjerë martohemi”.
Komente
Nuk ka ende komente