Natën e parë të shpërnguljes në një apartament të ri në San Francisko, Karolina kupton se fqinji i saj ka pasione të zjarrta. Falë mureve të holla që ndajnë dhomat e tyre të gjumit, ajo dëgjon jo vetëm përplasjet pas murit, por edhe reagimet e të dashurave të tij. Meqë Karolina nuk ka të dashur dhe fqinji i ri duket se ka një tërheqje fatale për femrat, shumë shpejt ajo do të kuptojë edhe se netët pa gjumë nuk i kalon vetëm nga zhurmat matanë murit, por edhe nga fantazitë e saj pa fre. Një natë, ajo do të përballet me Simon Parkerin, fqinjin të cilit ia kishte dëgjuar zërin, por nuk e kishte parë kurrë deri atë çast. Papritmas, Karolina zbulon se ka fqinj dhe fqinj…
Fqinja
1,100 L
FQINJA, një romancë e bukur, e mbushur me skena sensuale, komike dhe personazhe interesante, vetëm nga Botimet Living…
13 stok
Komente
Nuk ka ende komente