Eleganca e iriqit

1,100 L

Autorja i bën personazhet e saj që, hap pas hapi, të reflektojnë dhe të ndryshojnë vizionin e tyre për jetën. Romani është një tregim modern i një aventure njerëzore, një refleksion filozofik mbi kuptimin e jetës.

SKU: 9789994302352 Kategoria

Edhe pse shumë e zgjuar dhe me një kulturë të përgjithshme mjat të gjerë, që e ka fituar si autodidakte duke frekuentuar bibliotekat e qytetit, Rëneja ka vendosur të jetojë e fshehur pas petkut të konsierzhës së trashë dhe të pakultivuar. Në fshehtësi, ajo është adhuruese e kinemasë, pikturës, muzikës klasike dhe filmave të Ozysë, lexon shumë, sidomos veprat e Tolstoit dhe Prustit. Vizioni i saj për banorët e pallatit është një radiografi e fuqishme dhe e qartë e shoqërisë sonë bashkëkohore. Ndërkaq, Paloma, 12 vjeçe, tepër e zgjuar dhe e revoltuar, banon në të njëjtën ndërtesë, në një aparament pasanikësh. Ajo është vajza e një deputeti dhe një “intelektualeje” të diplomuar në letërsi. Paloma i përçmon familjarët e saj dhe i quan idiotë, të çmendur, patetikë dhe pa kurrfarë interesi. Ajo nuk duron dot pakuptimësinë e ekzitencës së tyre. Bota e të rriturve e tmerron dhe i duket si një akuarium me peshq, plot marrëzi dhe dukla. Por, gjithçka ndryshon me mbërritjen në pallat të një perzonazhi të tretë të çuditshëm, Kakyro Ozysë, një japonez shumë i dhënë pas kulturës, kushëri i largët i regjisorit Jazyzhiro Ozysë. Autorja i bën personazhet e saj që, hap pas hapi, të reflektojnë dhe të ndryshojnë vizionin e tyre për jetën. Romani është një tregim modern i një aventure njerëzore, një refleksion filozofik mbi kuptimin e jetës.

Komente

Nuk ka ende komente